Kek me mollë, arra dhe rrush të thatë

Keku me molle, arra dhe rrush te thate, eshte nje recete klasike, shume e thjeshte dhe teper e shijshme per ta shijuar ne cdo moment te dites, por mbi te gjitha ne mengjes.

Perberesit per nje kek mesatar (ose nje tave me diameter 25cm)

  • 200gr miell
  • 100gr sheqer
  • 200ml qumesht
  • 2 te verdha vezesh
  • 3-4 molle mesatare
  • 70gr gjalp te shkrire ne mikrovale
  • 1/2 bustine pluhur pjekes
  • 50gr arra ne copa te vogla
  • 50gr rrush te thate
  • sheqer pluhur per sperkatje

Vendosim si fillim rrushin e thate ne nje ene te vogel me uje te ftohte ne menyre qe te zbutet.

Ne nje tas te madh, rrahim me ndihmen e nje mikseri te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje krem me ngjyre te hapur, shtojme me rradhe qumeshtin, miellin, pluhurin pjekes, gjalpin dhe vazhdojme perzierjen me spatul derisa e gjithe masa te homogjenizohet.

Se fundi, shtojme edhe rrushin e thate te shtrydhur fort me dore, arrat ne copa te vogla (nese deshironi mund ti piqni paraprakisht), dhe mollet e prera ne feta te holle. E perziejme mire perberjen dhe e vendosim ne nje tave te lyer me gjalp dhe miell ose te shtruar me leter furre. E pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per rreth 50 minuta. Perpara se ta servirim, e leme per rreth 20 minuta ne temperature ambjenti ne menyre qe te ftohet dhe te kulloje njekohesisht.

E sperkasim me sheqer pluhur dhe e sherbejme

 

32 Comments

  1. Keku ishte shumë i mirë

  2. 1 bustine sa g peshon?

  3. Kjo recete eshte shume e mire, por nuk e kuptoj qysh 3-4 molle mesatare?

  4. enkelajda says:

    Une gatuaj, vetem me recetat tuaj pune te mbare dhe jam bere nje amvise shume e mire fale ndihmes tuaj, sidomos per gatime speciale, kete kek e kam bere dhe mka dal fantastik flm flm.

  5. sadetehasani says:

    Shume e mire po duket edhe pa e ngrene.

  6. Jeni te mrekullueshem! Komplimenta per punen e palodhshme!!!

  7. Me cfare mund ta zevendesoj pluhrin pjekes?

  8. Shume e mire dhe e shijshme.

  9. Shume faleminderit per ndihmen, ishte recete shume e mire.Ela

  10. Keto recetat qenkan nam fare.

  11. Shume e mire.

  12. E provova dhe ishte nice fare….pune te mbare me gatime te tjera.

  13. Jashtezakonisht shume e mire………

  14. Doo Ta Provoj 😀 Por qesht pluhur pjekes ??

  15. deshta ti pergjigjem dulces se pluhuri pjekes eshte bakini ose “peciva”qe shumica e njohin me kete emer

  16. E kam provuar tek nje shoqja ime qe e kishte marre receten te ju dhe ishte bere shume i mire.

  17. pa shum e leht do ta provoj sonte ta pergatis dhe do tju tregoj cili ka qen rezultati pff ishalla sem shkon mundi kot hehehhhee poashtu desha tju pyes qfar esht pluhuri pjekes kakao diqkaa?????????/

  18. ceshte pluhur pjekes?

  19. cfar eshte pluhuri pjekes

    • @Melike, pluhuri pjekes eshte nje pluhur i cili ngjan per nga pamja me soden e bukes, por sherben per ti fryre embelsirat ne momentin qe ato piqen, pa qene nevoja te vijne paraprakisht.

  20. cfare eshte bustine?

  21. doloreza says:

    Keku me molle …… eshte nje kek shume i mire Une e bej tani shpesh Faleminderit e pune te mbare

  22. cfare eshte pluhuri pjekes?

  23. cfar eshte bustine

  24. dodo te verdhat e vezeve i ke ne rreshtin e pare po te lexosh me kujdes:)
    receta ime e tortes me molle i perfshin edhe te bardhat e vezeve te cilat rrihen vec pastaj shtohen ne perzjerjen e te verdhave,sheqerit miellit,gjalpit etj.ndersa mollet i qeroj i pres ne feta te holla dhe i shtroj siper.

  25. po te verdhat e vezeve ku perdoren se nuk flet me poshte per to

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.

 
 
 
 
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.