Krem Nutela e bërë në shtëpi

:sq-->Nutela e bere ne shtepiNese edhe ju (ashtu si une) nuk e çoni me shume se nje jave kavanozin e Nuteles, atehere jeni duke lexuar receten e duhur! Kombinimi i lajthive te pjekura me çokollaten e zeze te nje cilesie te mire, do tju japin nje variant jo vetem me te shendetshem te Nuteles, por edhe me te shijshem! Prandaj mos u ndjeni ne faj qe sa here te hapni frigoriferin te hani nga nje luge, te pakten e dini qe po konsumoni diçka te pregatitur nga duart tuaja!

Perberesit per nje kavanoz

  • 250gr lajthi natyrale te qeruara
  • 100gr çokollate te zeze te nje cilesi shume te mire (ose çokollate me qumesht per femijet), te grire
  • 2 luge kakao pluhur pa sheqer te nje cilesie shume te mire
  • 2 luge sheqer kaf (kane)
  • 1 luge mjalt shumelulesh
  • 1 luge gjalp te nje cilesi shume te mire, ne temperature ambjenti
  • 1 luge te vogel vanilje
  • nje maje luge kripe

Parangrohim furren ne 150C.

I vendosim lajthite ne nje tave te shtruar me leter furre pa i mbivendosur me njera tjetren dhe i pjekim per rreth 20 minuta duke i perziere here pas here ne menyre qe te mos digjen. I heqim nga furra dhe i veme ne nje pecete te paster, i ferkojme mire me peceten per ti hequr lekuren e jashtme, por edhe nese ngel ndonje mos u shqetesoni: kjo nuk do te ndikoje ne shijen e Nuteles.

I hedhim lajthite e qeruara dhe te pjekura ne enen e mikserit elektrik dhe i grijme derisa te na formohet gjalpi i lajthive, mund te nevojiten deri ne 5 minuta. Shtojme gjalpin, sheqerin, vaniljen, kakaon pluhur dhe pak kripe. Vazhdojme perzierjen edhe per 2 minuta te tjera derisa e gjithe masa te homogjenizohet.

Shkrijme çokollaten e grire ne mikrovale dhe ja shtojme perberjes me siper bashke me mjaltin. Vazhdojme perzierjen edhe per 5 minuta te tjera derisa kremi te jete plotesisht i bute dhe pa asnje kokerriz te voegl lajthie apo çokollate.

Nutela e bere ne shtepi mund te jete pak e holle, por kini parasysh qe do te trashet nderkohe qe ftohet.

E ruajme ne frigorifer ne nje kavanoz hermetik per maksimumi 1 jave.

Foto nga: http://cake0rdeath.blogspot.com

 

3 Komente

  1. Shum e mi po ashtu che è thjesht

  2. e shijshme

  3. faleminderit shumm per gatimet qe ju beni
    sidomos ajo nutella me cuditi shum

Pershtypja juaj per kete recete

Adresa juaj email nuk bëhet publike.

 
 
 
 
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.