menu javore #5

Ne kete postim kam bashkuar disa nga recetat e mia te preferuara per tju sjelle nje menu javore te planifikuar paraprakisht.

Shkurtimisht, javen do ta planifikojme keshtu:

E hene - do te jete dita pa mish! Mishin do ta zevendesojme pergjithesisht me bishtajore.

E marte - mish pule

E merkure - receta Italiane (makarona/njoki etj)

E enjte - gjelle me mish viçi

E premte - supa me mish ose jo/byrek

E shtune - gatime me prodhime deti ose eksperimentim me receta te reja

E diel - receta tradicionale ose tradicionale te modernizuara

Do tju sugjeroj gjithashtu edhe:
-nje embelsire per ta gatuar ne fundjave, ne menyre qe mengjesi i se dieles te behet me i shijshem!
-dy sallata per te shoqeruar vaktet kryesore gjate javes. Zgjedhja e sallates eshte mjaft personale, per kete arsye perbersit nuk jane perfshire ne listen e pazarit. Une zakonisht pregatis nje sallate cdo dy ose tre dite dhe e ruaj ne frigorifer ne nje tas me kapak hermetik.

Menuja javore do te postohet çdo te premte ne faqen unegatuaj.com!

E HENE

Supë krem me thjerrëza të kuqe

E MARTE

Fileto pule me salcë mustarde

E MERKURE

Makarona me patate

E ENJTE

Turli me perime

E PREMTE

Byrek me presh dhe qumësht

E SHTUNE

Peshk barbun me salcë në furrë

E DIEL

Rosnica me pulë

EMBELSIRE

Kek me portokall

SALLATA

Sallatë kapriçoze

Sallatë me fasule të kuqe

 

Pershtypja juaj per kete recete

Adresa juaj email nuk bëhet publike.

 
 
 
 
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.