Tiramisù klasike

Tiramisu klasikeTiramisù-ja eshte nje nga embelsirat italiane me te njohura ne bote. Per ta pregatitur sipas recetes tradicionale nevojiten biskota Savoiardi, kafe, kakao pluhur, sheqer, maskarpone dhe veze te fresketa. Ne kete recete nuk parashikohet perdorimi i likerit (psh rum apo marsala), sepse embelsira i dedikohej si femijeve ashtu dhe te rriturve. Ne ditet e sotme egzistojne lloje te ndryshme te Tiramisù-se si ajo me fruta pylli, me limon, me luleshtrydhe, me ananas, me kos, me banane dhe me manaferra.

Perberesit

  • 400gr biskota Savoiardi
  • 500gr krem maskarpone
  • 6 veze mesatare
  • 120gr sheqer 
  • 1 filxhan te madh kafe ekspres + 2 luge sheqer
  • 1/2 filxhani uje ose qumesht
  • kakao pluhur per te sperkatur Tiramisù-ne

E hollojme kafen ekspres me uje ose qumesht, i japim shije me 2 luge sheqer dhe e hedhim ne nje pjate te thelle per tu ftohur.

Me ndihmen e nje rrahesi elektrik, rrahim me shpejti maksimale te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit duke formuar nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur. Shtojme pak nga pak kremin maskarpone duke vazhduar rrahjen me shpejtesi minimale derisa te dy kremerat te homogjenizohen plotesisht.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi te jete formuar nje mase qe nuk bie nga ena i shtojme sheqerin duke e perzjere edhe per pak minuta. Kremin me te bardhat e vezeve ia shtojme te verdhave te vezeve me sheqerin dhe maskarponen; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisù-se.

Ne taven ku do te pregatisim embelsiren (ose ne tasa te vegjel individual), hedhim 2-3 luge krem dhe e shperndajme njetrajtesisht. Zhysim biskotat Savoiardi ne kafe per maksimumi 5 sekonda dhe i rendisim njera pas tjetres. I hedhim siper gjysmen e kremit, vendosim nje tjeter shtrese biskotash dhe e perfundojme embelsiren me kremin e mbetur duke e rrafshuar siperfaqen me nje spatul kuzhine. E sperkasim ne siperfaqen me kakao te hidhur pluhur. E vendosim Tiramisu-ne ne frigorifer per minimumi 4 ore perpara se ta servirim te prere ne copa.

*Keshille: Duke qene se vezet nuk gatuhen, ato duhet te jene shume te fresketa. Per ti dhene nje shije me te vecante Tiramisù-se, i hedhim vezeve pak rum apo marsala dhe vazhdojme proceduren si me siper.

Foto nga: http://www.swide.com/

 

50 Komente

  1. ne fakt ne ks un e kam gjetur mascarpone ne viva market ose ne interex.perndryshe mund te zevendesohet me hopla qe eshte e njejte me ate qe ne shqiperi korrespondon me pana.

  2. Mund te perdorim ndonje krem tjeter per tiramisu ne vend te mascarpone si p.sh pana per embelsira apo ndonje krem tjeter sepse sa here kam bere tiramisu e kam bere gjithmone me mascarpone.Pres nje pergjigje ju lutem.

  3. valentina thote:

    Ju pershendes shume dhe me te vertet tiramisu eshte nje torte e vecante per mua, dmth me pelqen me shume, eshte e lezetshme. Une di ta gatuaj, kam ditur ta gatuaj kur isha 12 vjece se me te vertete eshte e lehte per tu pregatitur. Ju uroj per te gjitha recetat se jane vertete te mahnitshme, jeni shume te vecante. Ju pershendes Valentina nga KS.

  4. Tiramisuja e pregatitur nga stafi unegatuaj eshte fantastike...

  5. Ne vend te biskotave SAVOIARDI a mund te perdoren lloje te tjera te biskotave si p.sh Petit Burre, Plazma...etj

  6. Me falni une jam nga tetova ketu kam kerkuar krem mascarpone por nuk kam gjetur askund as biskota savoiardi nuk ka dicka tjeter qe mund ti zavendesoje keto??

    si p.sh ne vend biskotave savoiardi ta bej me biskota plazma, dhe ne vend te mascarpone ta bej me hopla per torte

    ju lutem pres nje pergjigje...

    • @Lirie, kremin maskarpone dhe biskotat savoiardi nuk mund ti zevendesosh me ato qe ke permendur me siper, nuk do te quhej Tiramisu'.

    • Lirie, me vjen keq ta them por ne Tetove nuk gjen dot mascarpone. Nuk shitet ne asnje nga supermarket qe keni atje. Un kam bashkeshortin nga Tetova edhe vij shpesh aty, kam kerkuar ne disa markete qe jane ne Tetove por nuk gjendet ...porositi ndonje qe vjen nga italia apo nga shqiperia qe ta sjelle.

  7. Cfare eshte maskarpone??????

  8. une do te keshilloja qe ne vend te biskotave savojardi te perdoren biscotat pavesini,behen shume here me i lehte dhe me i shijshem

  9. ESHTE SHUME E MIRE PER DIKE QE E PREFERON

  10. shume komplimente

  11. embelsiren teramisu e kam pergadit sikur receta dhe ka dale shume embelsir e mir dhe me pelqen shume flm per receten.

  12. o fation po provoje:).Po une po te them qe eshte shume e mire,vetem duhet ta besh mire:)

  13. a thu a asht e mire kjo embelsir

  14. pergezime per recetat dhe shpjegimin e qarte te tyre. nqs me lejohet do te shtoja 1 perberes qe me siguri i jep shije recetes se postuar nga ju: kur shtresat sperkaten me kakao pluhur, mbi te hidhet dhe kanelle e bluar, (une te pakten e perdor dhe ju siguroj qe rezultati eshte i kendeshem 🙂

  15. pershendetje me intereson per kremin maskarpone ndoshta osht shum e leht po ja qe un nuk po e di mund te me tregoni ju lutem se si pregaditet apo ku mund ta blej ose ka diqka qe ngjan me ket krem flm per mirkuptim pres nje pergjigje nga ju

  16. Pershendetje!
    Si pergatitet kremi maskarpone???

  17. une di nje recete tradicionale italiane dhe me video, po te doni ua jap

  18. kjo ombelsin osht perfekte

  19. qdo de thot maskarpone dhe ku mund te gjindet ?

  20. shum e shishme

  21. sa e shijshme!!!!!E bera une

  22. ardiana thote:

    pershendetje kjo recet eshte shum e shijshme.

  23. pershendetje e pelqej kete embelsir.kjo eshte emelsira me e preferuar.

  24. po deshet me figur futu tek gujgina italjane

  25. te ne ne kosov i thon shllag esht krem i bardh me qumesht mos eshte kjo perzihet me mikser ....

  26. Maskarpone eshte nje lloj kremi qe perdoret ne embelsira te ndryshme, nga te cilat edhe ne tiramisu. Mund ta gjesh ne supermarket ne banakun frigoriferik.

  27. qesht ky kremi maskarpone....

  28. vasiljana thote:

    pershendetje,,,nese nuk kemi maskarpone si mund te pregatitet ne kushtet e shtepise????pasi kam degjuar qe mund te behet vete duke qene se sot eshte shi dhe sjam duke dale vetem per maskarpone pres pergjigje flm...

  29. shum e mir flm per keshillat.

  30. a ka mundesi me qit me foto tiramisun se si pregaditet ma mir kishte qen per neve.ju falemnderit per mirkuptim.tung ju pershendes

  31. Lexoje me kujdes hyrjen e recetes Donna...

  32. receta autentike per tiramisu permban edhe rum apo brandy - pa kete, nuk e ka shijen origjinale. keni harruar per kete?

  33. Per ata qe nuk e pelqejne kafen, biskotat savoiardi lagen ne nje perzerje kakao me qumesht e po e njejta procedure si me kafe. Une perdor kakaon ne vend te kafes meqe kafja me ben dem e tiramisu-ja del e perkryer prape se prape 🙂

  34. vjosa thote:

    mua tiramisu me doli e shkelqyer,faleminderit per recetat,,,

  35. sapo e futa në frigorifer. kshu me sy mirë duket. ta shohëm nesër. kjo është receta e parë që provoj nga këto tuajat, po jo e para që më ndjell.
    përshëndetje

  36. Faleminderit Olivia, faktikisht jane recetat me te shijshme qe une kam gatuar dhe kam gjetur neper libra kuzhine dhe faqe interneti 🙂

  37. Recetat klasike jane me te mirat!
    Edhe une keshtu e bej. Nganjehere i hedh ne shtresen e mesit edhe arra te grira, se ne shqipot i perdorim sh arrat neper embelsira. I shkojne. Ndoshta behet nje cike me e rende, po jemi, qe jemi...! :-))

    Tina,
    "mascarpone" eshte nje produkt italian. Po te keni supermerkate qe ofrojne mallra italiane atje ne Kosove, me siguri do e gjesh. Bej nje kerkim ne google me fjalen "mascarpone" (shkruajtur me "c" jo me "k") e do e shohesh qe ky kremi i trashe shitet neper ca si tasa plastike me kapak.

    p.s. siti duket se ka receta te perzjedhuara me sqime. first impression, ky.

  38. A ka mundesi foto te kesaj krem maskapone te publikoni ose nese e dini si i thon kesaj krem maskapone ne Kosove?

  39. Maskarpone eshte nje lloj kremi me i trashe se pana i cili perdoret per embelsira. Mund ta gjesh ne cdo supermarket ne banakun e gjerave te fresketa.

  40. qka eshte maskarpone dhe ku mund te blihet...?

Pershtypja juaj per kete recete

Adresa juaj email nuk bëhet publike.

 
 
 
 
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.