Tortë Sharlotë me luleshtrydhe

Torta Sharlote eshte nje nga embelsirat me te vleresuar ne te gjithe boten, e njohur per thjeshtesine e perberesve te saj dhe shijen e pakrahasueshme. Mbi etimologjine e ketij emri egzistojne akoma edhe sot dyshime; me e famshmja supozon se emri derivon nga Mbreteresha Sharlote (1744-1818), gruaja e Xhorxhit III te Mbreterise se Bashkuar, per te cilen u gatua per here te pare kjo embelsire. Ndersa tjetra hedh hipotezen se ishte pikerisht kunata e Aleksandrit I te Prusise e cila e ka "pagezuar" me kete emer: Sharlota e Prusise.

Perberesit

  • 500gr krem maskarpone
  • 500gr luleshtrydhe
  • 250gr biskota savoiardi
  • 170gr sheqer + 2 luge
  • 6 te verdha vezesh
  • lengun e dy portokalleve

Si fillim, vendosim luleshtrydhet te marinohen per rreth 1 ore ne nje ene pasi i kemi prere ne copa te vogla, kemi shtuar lengun e portokallit dhe 2-3 luge sheqer. Lengun qe ato do te leshojne do ta perdorim per te lagur biskotat savoiardi, ndersa luleshtrydhet do t'ia shtojme kremit.

Nderkohe, me ndihmen e nje rrahesi elektrik rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur, shtojme dalengadale kremin maskarpone duke e perziere me ndihmen e nje spatule derisa te formohet nje mase homogjene. Shtojme se fundi edhe gjysmen e luleshtrydheve te kulluara shume mire nga lengu i tepert (ose mund ti kalojme ne mikser) dhe ne kete menyre kemi perftuar kremin per te mbushur torten Sharlote.

Ne nje forme torte te rrumbullaket me hapje anash, vendosim vertikalisht njeri pas tjetrit biskotat savoiardi te lagura me lengun e luleshtrydheve dhe portokallit, nderkohe qe shtrojme edhe bazen me to.  Hedhim gjysmen e kremit qe pregatitem me siper, therrmojme disa biskota savoiardi ne menyre qe te formohet nje shtrese e holle biskotash, dhe shtojme edhe gjysmen tjeter te kremit. Siperfaqen e dekorojme me luleshtrydhe te fresketa dhe e vendosim torten ne frigorifer per minimumi 12 ore perpara se ta sherbejme. Ne momentin e servirjes e heqim nga tortiera dhe i lidhim nje fjongo rreth e qark per ta bere me terheqese. E sherbejme te ndare ne feta.

*Keshille: Ne vend te shtreses se mesit qe jane biskotat e therrmuara, mund te vendosim edhe nje disk pandispanje. Torta ne kete menyre do te dale me kompakte, por realizimi i saj do te jete me impenjativ

 

34 Komente

  1. Luge gjelle sheqer duhen hedhur lengut te portokallit. Dhe ju keni shenuar qe mund te therrmosh biskotat nderkohe qe en foto del nje shtrese tjeter ? Si duhet bere saktesisht?

  2. Shumë e mirë.

  3. Eshte recete e thjesht dhe e lehte.

  4. Frida mund ta blesh ne supermarket, e gjen me te njejtin emer.

  5. A mund të më ndihmoj dikush duke më thënë se si përgatitet kremi maskarpone apo ku mund ta blej? Faleminderit

  6. shum te miraketo receta po a keni ndonje faqe ne internet ku ka receta per tu gatu fmive se nuk jam shum e zonja ne gatimin per fmit jetoj ne angli po te keni mi tregoni qe ti gatuaj flm

  7. shum faleminderit persa i perket pergjigjes tuaj "une gatuaj"dhe shum shum faleminderit qe ndani me ne kto receta shum te mira

  8. faleminderit une gatuaj

  9. Anonym thote:

    shume e mire dua te them e shkelqyer

  10. shum e mir si ta gjej kremin maskarpone ne angli

  11. mmmmmmmmmmmmm sa e mire

  12. kjo torete esht shum e mir flm per reqeten qdo jav e gatuaj sepse femijet e mi e adhurojn shum ju pershendes nga ranca ana

  13. shum me ka pelqy me doli teper e mir un nuk pritoj fare te gatuaj torte te mira p.sh si kjo me respekt nga ana franc

  14. kjo torte eshte shum e shijshme ju befte mire

  15. arta ajeti thote:

    eshte nje tort fantastike

  16. kjo tort kam qitur ishte nej tort perfektte per gjith family time qiteni edhe ju

  17. te lutem une gatuaj e ke receten e minjonave lloj embelsire ose dikush tjeter nese e ka le t'a postoje .flm

  18. me falni por a mund te me sqaroni me hollesisht se si renditet se nuk e kuptoj

    • @Albana, taven e rrumbullaket qe hapet anash do ta shtrosh rreth e qarke me biskotat savoiardi vertikalisht. Si baze do te vendosesh serisht keto biskota, por te pershtatura me formen duke i thyer pak me dore nese eshte e nevojshme. Mbi to hedh kremin me luleshtrydhe, nje shtrese tjeter me biskota dhe serisht kremin.

  19. Linda llulet shtrydhset jan dredhza e dashur

  20. ju lutem mundeni te ma shjegoi qka jon lule shtrydhse se nuk e kuptoj mir gjuhen shqipe

  21. ju lutem me tregoni qeta kremi maskarpone a osht pluhur apo te langt kshtu se spo di qysh me gjet

    • Bardha, kremi maskarpone eshte nje krem i trashe te cilin mund ta gjesh ne tasa prej 250 ose 500gr. Kerko tek banaku i frigoriferit ne supermarket, sepse ruhet ne ambjent te fresket zakonisht.

  22. ju lutem me jepni se paku nje pergjigje rreth kremit maskarpone

  23. maskarpone eshte fjal internacionale ju lute me tregon sepse jetoj ne gjermani e nuk kam ide qysh me kerku...

  24. aleinada thote:

    hmmm sa e mire

  25. shum faleminderit 🙂

  26. Herta, kremin maskarpone mund ta gjesh ne supermarket, vecanerisht keta te medhenjte, si psh Merkator, Conad, Euromax. E gjen ne banken e frigoriferit aty tek kosi, pana per embelsira etj.

  27. hmmm mund te me ndihmoni se ku mund ta gjej Kremin Maskarpone?

  28. mmmm kjo duket me te vertete e mire,do ta provoj patjeter.

  29. Kremi Maskarpone nuk ka nuk ka emer tjeter ky eshte pra maskarpone,nuk ka nevoj te pregaditet pra blihet i gatshem neper shitoret tona.

  30. Leonora thote:

    Pershendetje. Embelsira duket shume e mire dhe dua ta provoj, por me nevoitet nje shpjegim per "kremin maskarpone". A ka tjeter emertim per kete lloj kremi? A pergaditet, apo blehet i gatshem? Faleminderit.

Pershtypja juaj per kete recete

Adresa juaj email nuk bëhet publike.

 
 
 
 
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.