Biskota me limon

Biskota me limonBiskotat me limon kane shije te fresket, pranverore, te cilat ju sjellin ndermend ditet e ngrohta te veres edhe ne mes te dimrit. Jane perfekte per tu shoqeruar me nje filxhan caj te ngrohte nen shoqerine e miqeve. Sekreti kryesor per te arritur rezultat maksimal ne shije eshte cilesia e limonave: ata duhet te jene biologjik, te fresket dhe te pjekur!

Perberesit per 25 biskota

  • 300gr miell 00
  • 150gr gjalp te cilesise me te mire ne temperature ambjenti
  • 150gr sheqer
  • 50ml qumesht
  • 1 veze
  • lekuren e dy limonave biologjik
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira
  • sheqer pluhur

Rrahim shume mire gjalpin me sheqerin derisa te formohet nje mase e njetrajtshme. Shtojme lekuren e limonave dhe vazhdojme perzierjen me nje luge druri per rreth 3 minuta. Shtojme vezen dhe vazhdojme perzierjen derisa te thithet komplet nga perberja. Shtojme miellin e situr mire, pluhurin pjekes per embelsira dhe qumeshtin duke perziere serisht derisa brumi i biskotave te rezultoje homogjen dhe pa kokerriza.

E mbeshtjellim brumin me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per 1 ore. Me pas e nxjerrim dhe formojme sfera te vogla me madhesine e nje arre te cilat i kalojme ne sheqer pluhur. I vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre me pak hapesire nga njera tjetra dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180C per 10 minuta, apo derisa anet te fillojne te marrin ngjyre te arte. I leme te ftohen plotesisht perpara se ti konsumojme.

Foto nga: http://alejandraowens.wordpress

 

6 Comments

  1. Sh te shijshme.. fantastike

  2. Biskotat dalin shume te shijshme!

  3. Vetem nje fjale…FANTASTIKE

  4. Kjo recete eshte e mrekullueshme, sa here i kam pergatitur kane pasur shume sukses.
    Mbarojne menjehere dhe kushdo qe i ka provuar i ngaterron me ballokumet : )

  5. Besoj se do jene Te shijshme

  6. Sapo i bera,mrekulli te shkrijne ne goje.

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.