Brumë i shkrifët

Brumi i shkrifet eshte nje nga pregatitjet baze me te njohura dhe me te perdorura, fale realizimit te lehte dhe te shpejte. Eshte shume i perdorur ne pasticeri per te pregatitur krostatat me fruta te ndryshme, megjithate duhet patur pak kujdes ne pregatitjen e tij ne menyre qe te dali sa me kompakt dhe te jete relativisht i lehte per tu punuar.

Perberesit per rreth 1.1kg brum te shkrifet

  • 500gr miell
  • 250gr gjalp i ftohte i prere ne copa te vogla
  • 4 te verdha vezesh
  • 1 bustine vanilje (ose lekuren e grire te nje limoni)
  • 200gr sheqer pluhur

Per te pregatitur brumin e shkrifet, vendosim miellin, pak kripe dhe gjalpin e sapo nxjerre nga frigorifere (pra akoma te ftohte), ne nje mikser per “t’i grire” te gjithe perberesit bashke derisa te copetohen imtesishte.

Masen e mesiperme e vendosim ne tavolinen e punes, hapim nje grope ne mes ne te cilen hedhim te verdhat e vezeve, sheqerin pluhur, vaniljen ose lekuren e limonit te grire dhe i bashkojme te gjitha shpejt derisa te formojme nje brum kompakt dhe mjafueshmerisht elastik.

Formojme me brumin nje top te madh, e mbulojme me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifere per te pakten gjysme ore. Pasi te kaloj kjo kohe, brumi i shkrifet do jete gati per t’u perdorur ne receta te ndryshme.

*Keshille: Per nje brum te shkrifet akoma me te mire, mund te perdorim miellin pa glutene i cili e ben perberjen me elastike dhe nuk lejon qe ai te therrmohet gjate punimit. Por edhe nese kjo e fundit ndodh, mjafton ti shtojme brumit pak uje te ftohte ose gjysme te bardhe veze per ta bere me kompakt.

 

9 Comments

  1. pershendetje , ky brum a nuk permban kripe?

  2. po per te gatuar dicka te kripur si i behet?apo nuk shtojme sheqerin pluhur?

  3. nuk arrij dot kurr per nje breum perfekt picash.mund te kem nje recet tuajen

  4. psenuke kenii qit hala kroasantat perdit po hi em kqyr edhe hala si eknii qit ju luuteemmm qitni ma se marovaa…:@

  5. faleminderit shummm shummm…..jeniii me te miret :):)

  6. si gatuhen kroasantat the a gatuhen me ket brum ??kam provuar disa her po nuk ka funksionuar…me gjersisht tregona dhe me te vertet te dalin si kroasanta jeni nr 1

    • Kroasantet nuk gatuhen me brumin e shkrifet, krostatat po! Kroasantet pregatiten ne menyre te perkryer me brume sfoljat… mund ta gjesh te gatshem ne pazar ose mund ta pregatitesh vet sipas recetes qe do ta publikojme ne ditet ne vazhdim.

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.