Djath Kamember i mbushur

Kamembert i mbushurDjathi Kamember eshte nje lloj djathi francez i bute i pregatitur nga qumeshti i lopes. Per ta shijuar ne maksimumin e tij, ju kemi paraqitur me poshte nje recete teper te thjeshte:

Perberesit

  • 1 forme te rrumbullaket djath kamember
  • 50gr krem maskarpone
  • 30gr arra dhe fara pishe
  • 20gr rrush te thate
  • piper
  • sallate jeshile per shoqerim

E presim horizontalisht ne dy pjese te barabarta djathin Kamember dhe me nje luge te vogel heqim pjesen e brendeshme te te dyja pjeseve duke krijuar nje hapsire ne mes. Kremin e djathit e vendosim ne nje ene dhe e punojme me kremin maskarpone, shtojme arrat, farat e pishes, rrushin e thate dhe pak piper. Me kete mase mbushim zgavren e djathit, e mbyllim me pjesen tjeter, e mbulojme me leter alumini dhe e vendosim ne frigorifer per rreth 2 ore perpara se ta servirim. E sherbejme ne nje pjate te shtruar me sallate jeshile.

Nje tjeter alternative, eshte ta pjekim djathin e mbushur per 15-20 minuta ne furre te parangrohur ne 180°C.

Foto nga: http://marcoyeleni.wordpress

 

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.

 
 
 
 
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.