Fasule me perime

Kur jashte eshte ftohte, e vetmja gje qe dua eshte nje pjate e ngrohte me fasule shoqeruar me buke te thekur, turshi dhe djath te bardhe. Dhe kur kete pjate e konsumon pa bere naze e gjithe familje, ben pjese tek ato receta qe gatuhen te pakten nje here ne jave!
Perveçse mjaft e shendetshme sidomos per femijet, te cilet perveç vlerave te shkelqyera te fasuleve (mbi te gjitha proteina bimore), marrin edhe vitaminat e perimeve “te maskuara” brenda ne gjelle, ky gatim nuk do te rendoje as xhepin tuaj. Sigurisht qe mund ta personalizoni receten sipas preferencave te familjes suaj, por perimet qe ne i kemi shtuar me poshte, i japin kesaj gjelle dimerore shijen maksimale!

Perberesit

  • 250gr fasule te bardha
  • 1 qepe e madhe, e prere holle
  • 1 karrote, e prere ne kubik te vegjel
  • 1 dege selino, e prere holle
  • 1 spec jeshil, i prere holle
  • 200ml salce domatesh
  • kripe
  • pak spec te kuq te embel (paprika)
  • vaj ulliri
  • ereza: majdanoz dhe koper te fresket te grira holle

Fasulet duan nje kohe te gjate per tu ziere, per kete arsye i vendosim nje nate perpara ne nje ene me uje te ftohte dhe nje maje luge sode buke. Nese fasulet jane te reja, nuk eshte e nevojshme zbutja e tyre ne uje.

I ziejme fasulet ne uje pa kripe per rreth 30 minuta. I derdhim ujin e pare dhe i leme menjane.

Ne tenxheren ku do te gatuajme fasulet, kaverdisim ne zjarr mesatar me vaj ulliri qepen, selinon, karroten dhe specin jeshil derisa te zbuten. Shtojme fasulet, salcen e domateve, rreth 1.5l uje dhe i ziejme te gjitha bashke per 1-1.5 ore ne zjarr te ulet. Une preferoj tenxheren me presion, e cila e redukton kohen e gatimit ne 30 minuta.

Shtojme pak spec te kuq te embel, majdanozin, kopren, e rregullojme me kripe dhe i ziejme akoma edhe per 10 minuta derisa e gjitha te marre shije. Nese shohim qe ka shume uje, vazhdojme zierjen derisa te arrijme trashesine e deshiruar.

E sherbejme te sperkatur me pak vaj ulliri ne siperfaqe.

Kosto per 4 persona: 200 lek te reja

Ruajtja: Ne frigorifer, ne nje tas te mbyllur hermetikisht per maksimumi 3 dite.

Foto nga: http://helloglow.co

 

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.