Gliko shalqiri

Gliko shalqiriGlikoja e shalqirit eshte nje embelsire qe serviret ne vendin tone per qerasje, apo edhe thjesht per tu konsumuar kur ke nevoje per dicka te embel. Tradicionalisht lekurat e shalqirit futen ne uje me gelqere ne menyre qe gjate zierjes te ruajne formen e tyre dhe te rezultojne krokante.

Perberesit per 1kg lekura shalqiri

  • 1kg sheqer
  • 1 grusht gelqere
  • disa gjethe barbaroza

Per te pregatitur kete gliko, duhet te kemi parasysh qe lekurat e shalqirit duhet te jene sa me te trasha. I qerojme lekurat nga pjesa jeshile duke lene vetem pjesen e bardhe te cilen e presim ne katrore pak e shume te te njejtes madhesie. Ne nje ene tresim nje grusht gelqere ne uje te ftohte dhe vendosim brenda lekurat e prera te cilat i leme per rreth 1 ore. Pas te kaloj kjo kohe, i nxjerrim lekurat nga uji me gelqere, i shplajme shume mire disa here dhe i hedhim ne nje tenxhere me 1kg sheqer. I vendosim ne zjarr shume te ulet me kapak mbyllur per maksimumi 20 minuta pa i shtuar uje, por duke u ziere vetem me lengun e tyre. Ne momentin e fundit i shtojme disa gjethe barbaroza dhe e leme glikone te ftohet plotesisht ne lengun e saj.

 

4 Comments

  1. Une e kam bere dhe pa gelqere dhe del e mire.

  2. Kjo gliko do shume kohe qe te zieje dhe nuk mund te behet me lengun e vet pasi nuk merr ngjyren qe duhet.

  3. Po nese nuk gjen gelqere, a mund te behet kjo gliko? Do e kete shijen e njejte?

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.