Kafe e ftohtë

Ne keto dite te nxehta qe po afrojne, çfare mund te na shijoj me mire ne mengjes sesa nje filxhan kafe e ftohte, zbukuruar mbase me pak pana per embelsira? Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte elementare, mund ta pregatisi kushdo dhe ne cdo moment te dites!

Perberesit

  • 2 filxhan kafe ekspres ose moka ne temperature ambjenti
  • 6 luge te vogla sheqer (sipas preferencave)
  • 6-7 kuba akulli
  • pak kanelle (sipas deshires)
  • pak pana te rrahur per zbukurim (sipas deshires)

Pregatitja e kesaj recete eshte teper e thjeshte: vendosim ne mikser te gjithe perberesit e mesiperm dhe i grijme per pak sekonda derisa akulli te jete copetuar ne grimca shume te vogla.  Hedhim gjysmen e kafes se ftohte ne gotat ku do ta servirim, dhe vazhdojme akoma edhe per pak sekonda perzierjen e pjeses se mbetur derisa perberja te rezultoje kremoze. E hedhim mbi kafet dhe i dekorojme me pak pana te rrahur sipas deshires.

*Keshille: Nese shija e kafes ju pelqen me e zbutur, mund te shtoni pak qumesht te ftohte gjate perzierjes ne mikser.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.