Kallamarë të skuqur

Kallamare te skuqurKallamaret e skuqur jane nje recete e shijshme dhe e parezistueshme, te cilat mund te serviren edhe si pjate e vetme (shoqeruar me sallate te stines) apo si shoqeruese e nje dreke me baze peshku. Sekreti kryesor eshte freskia e tyre… per me teper ndiqni keshillat tona per te perftuar kallamare krokant ne pak kohe.

Perberesit

  • 700gr kallamare
  • 1 filxhan miell
  • 1 luge e vogel kripe
  • 1 luge e vogel piper i zi
  • 1 luge e vogel spec i kuq jodjeges (i embel)
  • vaj luledielli per skuqje
Bashkojme ne nje ene miellin me kripen, piperin dhe specin e kuq jodjeges duke i perziere mire.

Pastrojme shume mire kallamaret, i presim ne rrathe ose shirita, i kalojme nen uje te ftohte te rrjedhshem dhe i vendosim ne kulluesen e makaronave duke eleminuar shumicen e ujit. Poshte kullueses vendosim nje tas, hedhim siper kallamareve perberjen e miellit me ereza dhe i sitim sikur te jemi duke kulluar makaronat; ne kete menyre nje pjese e miellit me ereza do te bjere ne tasin e paster poshte kullueses, e marrim dhe ja hedhim serisht kallamareve derisa keto te fundit te jene lyer plotesisht me miell.

Vendosim ne zjarr nje tigan me vaj te bollshem luledielli. Ne momentin qe vaji eshte shume i nxehte, zhysim kallamaret nga 5-6 (ne varesi te madhesise se tiganit) duke i lene te skuqen per 1-2 minuta. I vendosim ne nje pjate te shtruar me letra kuzhine per ti thithur vajin e tepert.

I servirim te ngrohte shoqeruar me sallate jeshile ose feta limoni.

Foto nga: http://www.onegirlcatering.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.