Kek me çokollatë të zezë dhe arrë kokosi

Veshtire te gjeni nje kombinim me perfekt se ai i çokollates se zeze me arren e kokosit. Dhe veshtire te gjeni nje embelsire qe pregatitet ne vetem 10 minuta! Keku qe do tju propozojme sot eshte ideal per çdo moment te dites, por sidomos per mengjet e fundjaves atehere kur kemi deshire per diçka ndryshe nga ditet e tjera. Eshte i bute ne brendesi dhe krokant ne siperfaqe, gje qe vjen si pasoje e çokollates me te cilen eshte lyer.

Perberesit

  • 200gr miell 00
  • 100gr kakao pluhur pa sheqer
  • 150gr sheqer
  • 50gr arre kokosi te grire
  • 3 veze ne temperature ambjenti
  • 250ml qumesht
  • 50ml vaj farash (luledielli, misri etj)
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira

..per lyerje

  • 150gr çokollate te zeze
  • arre kokosi te grire

Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim shume mire vezet me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze. Shtojme vajin dhe qumeshtin dhe vazhdojme perzierjen.

Ne nje tas, perziejme perberesit e thate duke i situr nje nga nje: miellin, kakaon, pluhurin pjekes dhe se fundi shtojme arren e kokosit te grire. Ja shtojme kete perzierje mases se mesiperme dhe vazhdojme rrahjen derisa te kemi perftuar nje brume homogjen.

Lyejme me vaj dhe pak miell nje forme per kek dhe hedhim ne te brumin duke e niveluar mire me ndihmen e nje spatule. E pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per rreth 40 minuta. E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet brenda formes.

Nderkohe shkrijme çokollaten ne banjomari, ose ne nje tenxhere te vogel ne zjarr shume te ulet duke e perziere shpesh derisa te behet kremoze. Nxjerrim kekun nga forma dhe e lyejme me çokollaten e zeze. E sperkasim siper me arre kokosi te grire dhe e sherbejme te prere ne feta.

 

 

Pershtypja juaj per kete recete

Adresa juaj email nuk bëhet publike.

 
 
 
 
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.