Krem gjalpi

:sq–>Krem gjalpii

Kremi i gjalpit eshte mjaft i perdorur per mbushjen apo zbukurimin e tortave te ndryshme. Duke qene se eshte pak i rende per organizmin, keshillohet te perzihet me Krem marenge apo me Krem pastiçerie. Gjithashtu duhet patur kujdes qe raporti i sheqerit dhe gjalpit te jete gjithmone 1:2, pasi nqs i hedhim me shume gjalp ose sheqer seç duhet, prishet struktura e kremit dhe ky i fundit behet i paqendrueshem.

Perberesit per te mbushur nje torte me diameter 23cm

  • 250gr gjalp i nje cilesie shume te mire, ne temperature ambjenti
  • 500gr sheqer pluhur, i situr
  • 2-4 luge qumesht
  • 1 luge te vogel vanilje pluhur

Ne nje tas te madh, rrahim gjalpin e zbutur me ndihmen e nje mikseri elektrik ose nje luge druri derisa te behet kremoz. Shtojme gjysmen e sheqerit pluhur dhe vazhdojme rrahjen derisa te zbutet akoma me shume.

Shtojme gjysmen tjeter te sheqerit, 2 luge qumesht dhe vazhdojme perzierjen derisa te kemi arritur trashesine e deshiruar. Nese kremi rezulton shume i lengshem, shtojme akoma edhe pak sheqer pluhur, apo nese rezulton shume i trashe, shtojme akoma edhe pak qumesht. Shtojme se fundi edhe vaniljen duke e perziere mire, e mbulojme tasin me leter celofoni dhe e ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite. Perpara se ta perdorim, e leme ne temperature ambjenti per disa ore dhe e rrahim per pak sekonda me mikser elektrik per ti rikthyer butesine.

Foto nga: http://www.beantownbaker

 

14 Comments

  1. Anonym says:

    Kjo lloj recete i perket stilit Amerikan , ku ka vetem keta perberes , por me i miri do te ishte ai Italiani pasi eshte me i bute dhe kremoz 🙂

  2. Kremi i gjalpit do te dilte me i mire dhe me i qendrueshem nese do te perdoret Icing Sugar. Gjithashtu dua te shtoj se Qumeshti hidhet pas perzierjes se gjalmit te rrahur me sheqer. Nese duam ta bejme kremin me ngjyre , atehere kur shtojme qumesht , duhet te hedhim dhe disa pika ngjyrues.

  3. Pershendetje, desha te pyes per gjalpin,cili eshte me i miri per ta bere kte Krem? faleminderit …..

  4. me falni,por tek raporti i perbersve ju keni shkruar 500 gr sheqer kurse tek komentet keni then 150 gr sheqer mereni si te sakt…..??? Faleminderit

  5. Shume te mira te gjitha recetat.

  6. Sa i mire ky kremi.

  7. Shume e mire kjo embelsira.

  8. Ju falenderoj per shpjegimin por ajo doja te dija nuk ka lidhje me vezet por me raportin gjalp:sheqer , tek perberesit thuhet 250 gr gjalp dhe 150 gr sheqer , ndersa me lart thuhet se eshte shume i rendesishem raporti 1:1 Cili raport duhet marre si i sakte ? Pres pergjigjen tuaj , faleminderit.

  9. nuk e kam fort te qarte masen, pasi thuhet se raporti i sheqerit dhe gjalpit eshte 1 me 1 por nderkohe tek perberesit nuk eshte ky raport. help..

  10. shum me leht dhe e kendshme

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.