Krem limoni anglez (Lemon curd)

Kremi i limonit eshte nje embelsire tipike Angleze i cili perdoret per te mbushur torta, mafins te embel apo thjesht per t’u lyer mbi feta buke te thekura shoqeruar me nje filxhan caj. Pregatitja e tij eshte mjaft e thjeshte dhe perberesit jane te gjithe natyral; per kete arsye mund ta shijojne edhe femijet per mengjes bashke me nje gote qumesht.

Perberesit per rreth 2 kavanoza

  • 4 limona
  • 2 veze te plota + 2 te verdha vezesh
  • 110gr gjalp i cilesise me te mire ne temperature ambjenti
  • 450gr sheqer

Perpara se te fillojme pregatitjen e kremit te limonit, grijme ne rende lekurat e limonit dhe shtrydhim lengun e tyre te cilin e filtrojme me ndihmen e nje kulluese. Rrahim lehtesisht edhe vezet ne nje ene te vogel.

Shkrijme ne banjomari ne zjarr te ulet gjalpin e prere ne copa bashke me sheqerin derisa ky i fundit te kete shkrire plotesisht. Shtojme vezet dhe vazhdojme perzierjen me luge druri derisa perberja te rezultoje kremoze, por kujdes; nuk duhet te shkoje asnjehere ne vlim. Ne kete moment shtojme edhe lengun e limonit dhe lekuren e tij dhe e leme ne kete menyre ne zjarr te ulet per 5-10 minuta derisa kremi te trashet; e kuptojme qe eshte gati kur kremi te veshe lugen e drurit.

E hedhim kremin e limonit neper kavanoza, e leme te ftohet ne temperature ambjenti dhe e vendosim ne frigorifer te pakten nje nate perpara se ta perdorim.

*Keshille: Ky lloj kremi mund te ruhet te frigorifer per maksimumi nje jave, prandaj mos e pregatisni ne sasi shume te madhe!

 

7 Comments

  1. Anonym says:

    Kremi me limon anglez ishte shume i mire

  2. shume shume e mire besoj por me duhet ta provoj ♥ ☺

  3. Pershendetje une gatuaj, banjomari do te thote te shkrish dicka te vendosur mbi uje? Pres pergjigjen tuaj!
    FLM

  4. E gjithe pergatitja vazhdon ne banjemari, apo e kalon direkt ne zjarr?
    Nese po, ne c’moment e kalon ne zjarr, sepse nuk kuptohet qarte?

  5. kremi me limon eshte me i miiiiiiiiiri

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.