Kremi ganash (ganache)

(torte e lyer me kremin ganash dhe e zbukuruar me arra)

Kremi ganash eshte nje krem me origjine franceze i cili pregatitet duke perziere panen e lengshme per embelsira te nxehte dhe cokollaten e grire imet zakonisht ne raportin 1:1. Ky krem eshte krijuar nga gabimi i nje nxenesi, i cili gabimisht derdhi qumeshtin e nxehte ne cokollate, dhe mesuesi i tij i ngjiti nofken ganache (qe ne frengjisht do te thote i ngathet).

Perberesit per kremin ganache jane ne varesi te madhesise se tortes, por pergjithesisht

  • 250ml pana per embelsira te lengshme
  • 250gr cokollate te zeze (apo cfare cokollate preferoni)
  • 20gr gjalp (sherben per ti dhene shkelqim kremit, por mund edhe ta eleminoni)

Vendosim ne zjarr te ulet panen e lengshme bashke me gjalpin e prere ne copeza te vogla, dhe kur perberja te jete after pikes se vlimit, e heqim nga zjarri dhe shtojme çokollaten e grire holle (me thike ose ne mikser) duke e perziere me nje tel kuzhine derisa te kete shkrire plotesisht. Sipas deshires, mund ta perdorim ne dy menyre:

1. kur kremi te jete ftohur plotesisht, e rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa te dyfishoje vellimin e tij, ose

2. e hedhim kremin te ngrohte siper kekut qe kemi pregatitur, profiterolave, tortave etj, dhe e perhapim me ndihmen e nje spatule kuzhine ose nje thike.

Vecantia e kremit ganash eshte se nese vendoset ne frigorifer, ngurtesohet se tepermi, dhe nese vendoset ne nje vend te nxehte, shkrihet se tepermi. Per kete arsye rekomandohet qe torta e lyer me kete krem te ruhet ne frigorifer dhe te nxirret 2-3 ore perpara konsumimit.

*Keshille: Me kete krem, pervecse mund te lyeni tortat ne siperfaqe, mund ta perdorni edhe per ti mbushur ato ne brendesi duke ndryshuar shijen ne varesi te shijes se cokollates qe zgjidhni.

 

6 Comments

  1. Cka eshte pana per embelsire te lengshme, nuk e kuptoj ju lutem nje sqarim.

  2. elisabeta says:

    I LOVE

  3. ështe shume e mirëëëëë

  4. <3<3 nje dit une do tia shikoj recepten tuaj dhe do ta ndertoj torten tuaj sepse me pelqeu shummm

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.