Krepa me kërpudha, proshutë dhe djath

krepa me proshute, kerpudhaTe holle, te shijshem, te ngrohte, mbushur me proshute, kerpudha dhe djath… kjo eshte receta qe ju sugjerojme si per dreke, darke apo zemer!

Perberesit

  • 6 krepa te medhenj (te cilet i pregatisim sipas recetes dhe dozes qe gjejme ketu)
  • 100gr proshute e pjekur
  • 150gr djath i grire Gruyère (ne pamundesi te tij mund te perdorim cdo lloj djathi qe shkrin, psh Gouda)
  • 150gr kerpudha te fresketa ose te ngrira
  • 1 luge gjalp
  • 2 luge pana kuzhine
  • kripe

Pregatisim brumin baze te krepave sipas recetes qe e gjejme ketu, duke respektuar dozat e dhena per krepat e kripur. I gatuajme nje nga nje me gjalp duke vendosur pak leter furre siper cdo krepi qe pregatisim ne menyre qe ne fund te mos ngjiten me njeri tjetrin.

Pregatisim mbushjen: kaverdisim me pak gjalp ne zjarr te ulet kerpudhat e prera ne feta derisa te zbuten dhe te avulloje lengu qe ato leshojne. I kriposim dhe shtojme panen, djathin dhe proshuten e prere holle.

I mbushim krepat nje nga nje duke vendosur ne mes te tyre 1/6 e mbushjes dhe i palosim ne 4 pjese. I vendosim ne nje tave te lyer me pak gjalp dhe i pjekim per rreth 5 minuta, apo derisa djathi te shkrije.

I sherbejme menjehere te ngrohta shoqeruar me sallate te stines.

 

3 Comments

  1. Recete e leshit t sjetlles me eren dhe piken e djerses

  2. Ahhhh, na kenaqet shpirtin.

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.