Lulelakër me pulë (Mancarica de conopida cu pui)

Pula me lulelaker eshte nje pjate tipike e kuzhines Rumune e cila njihet vecanerisht per shijet e saj te lidhura me fshatin duke qene se eshte influencuar shume nga kuzhina ruse, turke dhe austrohungareze. Per kete arsye, shija e kesaj recete do t’iu kujtoje pikerisht pjatat qe gatuhen ne mal; oreksndjellese dhe shume te vecanta!

Perberesit

  • 1 pule te vogel rreth 500gr
  • 500gr lulelaker
  • 3 domate mesatare
  • 1 qepe
  • kripe
  • piper
  • majdanoz
  • vaj ulliri

Fillimisht, ndajme lulelakren ne dege te vogla dhe e vendosim per tu ziere ne uje te valuar me kripe per rreth 10 minuta.

Ndajme pulen ne copa afersisht te te njejtes madhesi duke i kriposur dhe piperosur.

Ne nje tigan te thelle kaverdisim ne vaj ulliri qepen e prere holle per rreth 5 minuta, shtojme domatet e kaluara ne mikser (te bera purè), copezat e pules, lulelakren e kulluar nga uji i tepert dhe e leme te gjithen te gatuhet edhe per 20-25 minuta te tjera.

E sherbejme kete pjate sperkatur me pak majdanoz te fresket ne siperfaqe.

 

4 Comments

  1. Shume faleminderit per kete faqe.

    Eshte nje kenaqesi e veqante te lexosh recetta te ndrysh kuzhine ne gjuhen shqipe.

  2. u r welcome 🙂

  3. Ju lutem admin. pse disa receta nuk jane ne versionin PDF ose me sakte del bosh faqja e PDF, jane kryesisht receta te muajit MAJ 2011???

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.