Makarona me patate

Makarona me patateMakaronat me patate jane nje pjate shume e thjeshte, e quajtur ndryshe edhe “e varfer” per shkak te pak perberesve dhe çmimit te lire te tyre. Eshte diçka e ndermjetme midis nje supe dhe nje pjate me makarona, pasi sipas deshires mund te lihet me pak leng ne fund. Me poshte po ju paraqesim variantin me mish te tymosur per ta bere akoma me te shijshme!

Perberesit

  • 350gr makarona te shkurtra (te tipit ditalini rigati apo makarona spageti te thyera)
  • 4 patate mesatare
  • 1 qepe te vogel
  • 8 feta te holla mish te thate te tymosur (pançete)
  • 1l leng perimesh (ose leng te pregatitur me koncentrate perimesh) te nxehte
  • 2 dege trumez
  • djath kaçkavall te grire
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri 

 Grijme shume holle qepen (ose e kalojme ne mikser) dhe e kaverdisim ne vaj ulliri sebashku me deget e trumezes per disa minuta. Shtojme mishin e thate te tymosur te prere holle dhe e leme te marre ngjyre edhe per disa minuta te tjera.

Qerojme patatet, i presim ne kubik te vegjel dhe i lajme nen uje te ftohte te rrjedhshem. Ja shtojme perberjes se mesiperme dhe i gatuajme per rreth 5 minuta duke i perziere here pas here. Shtojme dy garuzhde leng te nxehte perimesh, dhe sapo lengu te arrij piken e vlimit, shtojme makaronat duke i gatuar per egzaktesisht kohen e treguar ne paketim. Shtojme akoma leng perimesh nese eshte e nevojshme. E rregullojme masen me pak kripe (kujdes, pasi lengu i perimeve eshte vet i kripur), piper te zi te sapobluar dhe e shperndajme neper pjata. E sperkasim me djath kaçkavall te grire dhe e sherbejme ne moment.

Foto nga: http://blog.giallozafferano.it/vivincucina

 

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.