Musaka me patëllxhan (Mousakas)

Musakaja me patellxhan eshte nje nga pjatat me te njohura te kuzhines Greke e pregatitur me perberesit me tipik te ketij vendi: mish i grire, patellxhan dhe djath. Persa i perket origjines, mendohet se prejardhja e saj eshte nga ishulli i Qipros ose Kretes te cilet ne te shkuaren kane pasur influence te madhe nga Arabie dhe Turqia, sidomos nga pikepamja gastronomike.

Perberesit per 4 persona:

  • 1kg patellxhan
  • 400gr mish te grire vici
  • 4 domate mesatare
  • 3 qepe mesatare
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1/2 gote vere te kuqe
  • 500ml salce beshamele
  • djath kackavall i grire
  • koper e grire
  • kanelle
  • kripe
  • piper i zi
  • pak gjalp
  • vaj ulliri
  • vaj per te skuqur patellxhanet

Si fillim, heqim bishtin dhe majen e patellxhaneve, i lajme nen uje te rrjedhshem dhe i presim ne feta te rrumbullakta nese jane te medhenj apo ne feta gjatesore nese jane te holle me trashesi rreth 1/2cm. I vendosim ne nje ene duke i sperkatur me kripe te trashe dhe i leme ne kete menyre t’i dali hidherimi per rreth 1 ore.

Nderkohe pregatisim kimen: kaverdisim me pak vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle, shtojme mishin e grire duke e perziere here pas here dhe duke e shtypur me dhembet e nje piruni. Kur e gjithe masa te kete marre ngjyre, e shuajme me pak vere te kuqe, shtojme domatet e grira, kripe, piperin dhe shume pak kanelle. E gatuajme ne kete menyre kimen per rreth 15 minuta duke i shtuar uje nese eshte e nevojshme. Ne fund, e sperkasim me koper te grire dhe e leme ne nje ane.

 

7 Comments

  1. Me pelqen por si ti ia bej qe nuk e ha mishin e bluar.

  2. Recete shume e shijshme greke por me e mire eshte ajo turke.

  3. Dua te shpjegoj qe musakaja origjinale greke (e cila eshte nje nga gatimet tipike tradicionale greke) nuk eshte vetem me patellxhan, por me patate ne sasi me te madhe dhe me patellxhan. Une kam ngrene disa here neper restorante ne Athine dhe neper ishuj, jam munduar ta bej vete por nuk kam arritur ta gatuaj njesoj si restoranti.

  4. nje erez me fije shume te holla dhe ka nje arome te vecante shume te mire,…pyet ku shiten keto majdanoz, borzilok se do kete dhe koper..

  5. koper cfar eshte

  6. e gatova mbrem musaka me patellxhan dhe ishte me te vertete shume e mire,flm per recetat e shijshme qe na paraqisni

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.