Pandispanjë klasike

Receta e pandispanjes e ka origjinen e saj qe ne vitet 1700 kur kuzhinieri gjenovez Giobatta Cabona, i ftuar ne Spanje nga markeza dhe ambasadori Domenico Pallavicino, gatoi per nder te Spanjes kete buke te embel te pregatitur me perberes te thjeshte, por qe u vleresua shume ne oborrin spanjoll. Ne fillim pandispanja quhej Pâte Génoise, apo buka gjenoveze, por me kalimin e kohes mbajti emrin e shtetit per nder te se cilit ishte pregatitur.

Perberesit per nje tave te rrumbullaket me diameter rreth 24cm

  • 80gr miell
  • 80gr niseshte misri apo niseshte patatesh
  • 200gr sheqer
  • 6 veze ne temperature ambjenti
  • 1 bustine vanilje
  • pak kripe
  • pak gjalp dhe miell per lyerjen e taves

Per te pregatitur pandispanjen ndajme fillimisht te bardhat nga te verdhat e vezeve duke i vendosur ne dy ene te medhaja. Rrahim ne fillim me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat me gjysmen e sheqerit derisa perberja te zbardhet dhe te dendesohet (mund te nevojiten deri ne 20 minuta).

Pastrojme shume mire rraheset, dhe rrahim per rreth 5 minuta edhe te bardhat e vezeve me gjysmen tjeter te sheqerit dhe pak kripe derisa perberja te jete fryre dhe te mos bjere nga ena.

I bashkojme te dyja masat ne nje ene te vetme duke i perziere me kujdes me nje luge druri dhe levizje rrethore. Shtojme dalengadale me ane te nje site miellin, niseshten dhe vaniljen ne menyre qe te mos formohen kokerriza dhe i perziejme te gjitha me luge druri derisa te perftojme nje perberje homogjene.

Lyejme me gjalp dhe pak miell nje tave te rrumbullaket dhe hedhim brumin e formuar duke patur kujdes te nivelojme siperfaqen. E pjekim pandispanjen ne furre te parangrohur ne 180°C per 35-40 minuta pa e hapur asnjehere furren deri ne perfundim te pjekjes. Kur pjekja te kete perfunduar, e leme akoma edhe 10 minuta ne furre te fikur, dhe me pas e nxjerrim nga furra duke e lene te ftohet ne temperature ambjenti.

 

4 Comments

  1. Jam nje gjyshe qe kam nje nipce me mungese oreksi do me ndihmonit me sygjerime per receta per femije 3 vjec?

  2. Mos e hapni furren ne asnje menyre

  3. Tashi sa e futa ne furre, besoj se do dali shume e mir por une i hodha dhe cik me shume miell

  4. Mmmmmmmmmmmmmmmmmm sa e mira

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.