Pastiço me djath të bardhë

Pastiço me djath eshte nje nga gatimet me te njohura ne vendin tone, edhe pse origjina e saj e vertete nuk dihet ende. Shume e thjeshte per tu pregatitur dhe e pershtatshme ne keto dite te ftohta dimri, mund te shijohet edhe nga te vegjelit per shkak te thjeshtesise dhe natyralitetit te perberesve qe permban. Shoqeroheni me nje sallate te thjesht jeshile dhe vakti juaj do te jete i kompletuar.

Perberesit

  • 300gr makarona spageti
  • 400ml qumesht
  • 3 veze
  • djath i bardhe i therrmuar
  • djath kackavall i grire
  • gjalp
  • arre moskate
  • kripe
  • piper i zi
  • 500ml salce beshamel

Ziejme makaronat ne uje te valuar me kripe per gjysmen e kohes qe tregohet ne ambalazhin e tyre, pasi gjysmen tjeter te kohes do te gatuhen ne furre.

Ne nje ene rrahim mire vezet, shtojme pak qumesht dhe vazhdojme serisht rrahjen edhe per pak caste. Shtojme djathin e bardhe te therrmuar, pjesen tjeter te qumeshtit, pak kripe, pak piper, pak arre moskate dhe ne kete menyre kemi formuar “salcen” ne te cilen do te gatuhen makaronat.

Vendosim makaronat ne nje tave te lyer me pak gjalp, shtojme salcen e formuar me siper dhe rregullojme me pirun siperfaqen ne menyre qe te jete e njetrajtshme. E mbulojme pasticen me salcen beshamel te pregatitur me pare (receten e gjeni ketu), e sperkasim siper me pak djath kackavall te grire dhe disa copeza gjalpi dhe e vendosim ne furre ne 180°C per rreth 20-25 minuta apo derisa te kete marre ngjyre te kuqerremte ne siperfaqe. Pasi te jete pjekur, e leme te ftohet per disa minuta ne menyre qe e gjithe perberja te mpikset dhe e presim ne copa sipas deshires.

Foto nga: https://www.cucchiaio.it

 

One Comment

  1. Ne vend te djathit te Bardhe mund te perdoret dhe ricota(gjize).Behet dhe pastico me kima(mish i grire)

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.