Reçel kumbulle me kanellë

Muaji Shtator, eshte periudha me e mire per te pregatitur recelin e kumbullave te cilin mund ta konsumojme me pas ne ditet e ftohta te dimrit qe na presin. Pervecse kumbullat jane me te lira, ato jane edhe te pjekura aq sa duhet; prandaj mos shpenzoni para duke blere recel te gatshem, plot me konservante dhe ngjyrues: sakrifikoni nje ore dhe do te keni nje mengjes te shendetshem per te gjithe vitin!

Perberesit per rreth 3 kavanoza

  • 1kg kumbulla te zeza pa berthame
  • 1/2kg sheqer
  • 1/2 molle
  • 1/2 luge te vogel kanelle pluhur

Fillimisht, lajme kumbullat, i heqim berthamen dhe i ndajme ne kater pjese duke i vendosur ne nje tenxhere te thelle. Shtojme gjithashtu edhe mollen e prere ne copa te vogla dhe sheqerin duke i perziere shume mire. I vendosim kapakun dhe i veme te ziejne ne zjarr shume te ulet duke i perziere here pas here me luge druri derisa kumbullat te zbuten plotesisht. Per kete, mund te nevojitet nga 1 deri ne 1 ore e gjysme; gjithcka varet nga fortesia e tyre dhe nga perzierja e vazhdueshme. Ne momentet e fundit, shtojme edhe kanellen pluhur, i perziejme mire dhe e hedhim recelin akoma shume te nxehte neper kavanoza te sterilizuar paraprakisht, i mbyllim mire dhe i kthejme permbys mbi nje platforme druri ne te cilen i leme te ftohen plotesisht pa i levizuar.

Per sterilizimin, mund te lexon keshillat tona te kuzhines duke klikuar ketu.

 

12 Comments

  1. S,ka nevoje per kanelle shume e mire

  2. A ben me me tregu najkush qysh me ba recel prej kungullit?

  3. Sa per dijeni, asnje lloj receli nuk i hidhet uje pasi frutat leshojne vet leng. E rendesishme eshte qe zjerja te behet me zjarr te ngadalshem.

  4. A patjeter duhet me pas kanelle, se pasha zoten nuk me pelqen.

  5. Po nese nuk i hedh fare kanelle a ndryshon gje apo eshte e njejte vetem se ska kanelle… gjithsesi receta eshte fantastike vetem se une e urrej kanellen 🙁 🙂

  6. O shoqe kumbullave sju qitet uje se uje kane vet.

  7. Shume i shijshem, duhet te behet, ja vlen ta besh vete.

  8. 2 gota uje me duket.

  9. po sa uje duhet ti hedhim kur i ziejme kumbullat?

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.