Reçel qershie

Reçeli i qershive eshte nje recete klasike dhe e domosdoshme per t’u pregatitur ne kete periudhe, duke qene se qershite jane ne kulmin e tyre. Ashtu si shumica e recelrave, nuk eshte i veshtire per t’u realizuar, vetem kerkon pak durim ne heqjen e farave te qershive. Por, duke marre parasysh qe rezultati final do te jete nje mengjes i shendetshem per te gjithe familjen tuaj, ja vlen “te sakrifikoni” disa ore.

Perberesit per rreth 1kg reçel

  • 1kg qershi te qeruara nga berthamat (ose 1.3kg qershi te paqeruara)
  • 600gr sheqer
  • lekuren e 1 limoni

Per pregatitjen e recelit me qershi, fillimisht lajme nen uje te rrjedhshem qershite, i thajme me letra kuzhine dhe i heqim berthamen me ane te paisjes se posacme apo duke i ndare ne dy gjysma. I vendosim ne nje ene te thelle, shtojme sheqerin, lekuren e limonit te prere sa me holle (pa pjesen e bardhe e cila eshte e hidhur) dhe 2-3 luge nga lengu i limonit. E leme te gjithe perberjen te pushoje per rreth 6-8 ore ne frigorifer, apo akoma me mire sikur ta leme gjithe naten. Kur te kete kaluar kjo kohe, eleminojme lekuren e limonit dhe vazhdojme me pregatitjen.

E vendosim te gjithe masen ne nje tenxhere te thelle dhe e gatuajm ne zjarr mesatar per rreth 1 ore duke e perziere here pas here dhe duke i hequr shkumen qe formohet me ndihmen e nje luge. Receli do te jete gati ne momentin qe do te hedhim nje pike mbi nje pjate te vogel dhe ajo do te qendroje kompakte, pra nuk do te perhapet.

E hedhim recelin akoma shume te nxehte neper kavanoza te sterilizuar paraprakisht sipas menyres qe do ta gjeni ketu. I mbyllim menjehere hermetikisht dhe i permbysim mbi nje platforme druri, psh mbi preresen e mishit derisa te jete ftohur plotesisht.
Se fundi, e ruajme recelin tone ne nje vend te erret dhe pa lageshtire deri ne momentin qe do ta perdorim.

*Keshille: Sasia e sheqerit mund te varioje nga embelsia e qershive apo nga kohezgjatja e ruajtjes se recelit; pra sa me shume kohe deshirojme ta ruajme recelin per nje konsumim te mevonshem, aq me e larte duhet te jete embelsia e tij (deri ne raportin 1:1), dhe anasjelltas.-

 

13 Comments

  1. Me pelqen receli i qershise, flm per receten 🙂

  2. Ju lutem a mund te me thote dikush si pergatitet receli i luleshtrydheve?

  3. Ju lutem me tregoni se si duhet te veproje per te bere recelin e qershise pa e prishur fare kokrren.

  4. E bera recelin sipas receptures dhe me doli shume i mire .Faleminderit.

  5. po likoja e fikut si behet ju lutem ma shpjegoni

  6. Jo se besoj se eshte ashtu, gliko(ose liko) nuk eshte recel, receli eshte recel, glikoja gliko;) Glikoja behet ne menyre te atille qe forma e frutit(ne kete rast qershia) nuk duhet te prishet,duhet te ngelen kokrra, kurse te receli prishet forma e qershise, keshtu qe per glikone ka menyre te vecante gatimi, nuk eshte njelloj me recelin… nejse, gjithsesi receta shume e mire:)

  7. Momo, recel, liko, gliko jane te gjitha sinonime te njera tjetres qe ndryshojne nga krahina ne krahine.

  8. po ky eshte recel, jo gliko, te sqarohemi pak, se ca thone gliko, dhe receta thote recel, tani per cfare behet fjale:)

  9. Mirela, uje nuk i hedhim, sepse gjate qendrimit te qershive bashke me sheqerin dhe lengun e limonit ne frigorifer, ato leshojne nje leng ne te cilin me pas gatuhen.

  10. po uje i hedhim recelit gjate zjerjes?

  11. uau keshtu e pregatis edhe une likon e qershive

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.