Salca majonezë

Salce majoneze e bere ne shtepiMajoneza eshte sigurisht salca me e famshme dhe me e perhapur ne bote, por origjina e saj vihet ne diskutim. Egzistojne dy versione nga te cilat: i pari na çon ne vitet 1757 ku ne qytetin spanjoll Mahon, kuzhinieri ushtarak i Armand de la Porte, duka i Richelieu, shpiku kete salce me baze vaji dhe te verdha vezesh. Versioni i dyte thekson se emri majoneze vjen nga nje fjale shume e vjeter franceze Moyeau (shqiptohet Muaiò) e cila do te thote pikerisht e verdhe veze. Majoneza perdoret ne shume e shume menyre duke filluar qe nga shoqerimi i peshkut, pjatave me mish te ftohte, vezeve te ziera, per te pregatitur salca te tjera apo dhe per te dekoruar pjata te ndryshme sidomos ato festivet.

Perberesit

  • 2 te verdha vezesh
  • 250gr vaj luledielli
  • lengu i 1/2 limoni (i filtruar)
  • 1 luge te vogel uthull vere te bardhe
  • piper i bardhe i sapobluar
  • kripe

Per te pregatitur majonezen duhet te perdorim vaj dhe veze ne temperature ambjenti dhe te ndajme mjaft mire te verdhen nga e bardha. Marrim nje tas qelqi (ose porcelani) te thelle dhe e vendosim mbi nje pecete te lagur: ne kete menyre gjate pregatitjes se majonezes ai nuk do te levize. Vendosim ne te te verdhat e vezeve, pak kripe, pak piper dhe 1 luge te vogel uthull.

I punojme shume mire perberesit me ndihmen e nje rrahesi elektrik dhe me pas shtojme vajin duke e hedhur ne formen e nje fije te holle.

Majoneza duhet te perzihet gjithmone ne te njejtin drejtim, derisa te perftojme nje salce te trashe dhe kompakte. Pasi i kemi hedhur te gjithe vajin, shtojme dhe lengun e limonit te filtruar mire (gjithmone duke e perziere),e rregullojme me kripe dhe piper nese eshte e nevojshme. Nese majoneza nuk konsumohet menjehere, mund re ruhet ne frigorifer  per nje dite duke e mbuluar me leter transparente.

*Keshille: Nese papritur shohim se ne majoneze shfaqen disa “kokrriza”, pra perberja nuk eshte plotesisht homogjene, egziston nje zgjidhje! Me ndihmen e nje luge heqim menjane kete pjese te majonezes dhe e vendosim ne nje tas te paster. Nderkohe, ne nje tas tjeter vendosim nje tjeter te verdhe veze dhe e rrahim duke i shtuar vaj si ne proçeduren e mesiperme. Shtojme pak nga pak majonezen qe nuk ishte homogjene dhe vazhdojme rrahjen. Gjendja duhet te kthehet ne normalitet. E gjithe kjo ndodh sepse, e kemi hedhur me shpejt sesa duhet vajin, pra jo ne formen e nje fije te holle.

Gjithashtu zgjedhja e vajit qe perdorim varet gjithmone nga perdorimi i majonezes. Ne pergjithesi, majoneza prodhohet me vaj ulliri, i cili eshte me i miri per nga vlerat ushqimore, por shija e majonezes do te rezultoje shume e forte. Nese majonezen do ta perdorim per te shoqeruar nje pjate teper delikate, eshte mire qe ajo te mos e mbuloje shijen e kesaj pjate. Prandaj keshillohet te perdoret vaji i lulediellit, i misrit apo vaj ulliri me shije super delikate.

Se fundi, nese majoneza rezulton shume e trashe, i shtojme nje luge uje te ngrohte, ndersa nese rezulton shume e holle, i shtojme edhe pak vaj luledielli.

Foto nga: http://simplyfreshcooking.com/

 

One Comment

  1. krejt kot nuk doli

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.