Salcë me fasule të kuqe

Salce me fasule te kuqeSalca me fasule te kuqe, eshte nje salce tipike e Kuzhines meksikane e cila shoqeron fare mire Patatinat tortilla, por edhe Krahet ose kofshat e pules te skuqura.

Perberesit per 2 tasa te vegjel me salce

  • 1 kuti fasule te kuqe
  • 6 luge salce pikante
  • 2 luge leng lime (limon jeshil)
  • 1 thelpi te vogel hudher
  • domate, speca te kuq dhe selino per zbukurim
  • patatina tortilla per shoqerim

Shplajme shume mire fasulet e kuqe nen uje te ftohte te rrjedhshem dhe i kullojme. I grijme ne mikser bashke me te gjithe perberesit e tjere  derisa te formohet nje salce homogjene te cilen e ndajme ne dy tasa.

E sherbejme salcen me fasule te kuqe te zbukuruar me domate, speca te kuq dhe/ose selino dhe e shoqerojme me patatina tortilla per nje darke tipike meksikane.

Foto nga: http://www.thecooksnextdoor.co

 

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.