Si ta ripërdorim mishin e mbetur të qengjit

makarona me mish qengjiMjafton vetem pak fantazi, dhe çdo ushqim qe ka tepruar nga nje dite me pare, feste apo ditelindje mund te shnderrohet ne nje recete krejtesisht te re.
Sot me mishin e mbetur te qengjit pregatita dy receta te reja:
-Makarona me ragu qengji
-Supe me perime me leng qengji

  1. Makarona me ragu qengji

Perberesit

  • mish qengji nga ai qe ka tepruar nje dite me pare, i pastruar nga kockat
  • 1 qepe e prere holle
  • 1 karrote e prere holle
  • 1 dege selino e prere holle
  • 2-3 domate  te kaluara ne mikser ose salce domatesh
  • 1/2 gote vere te bardhe
  • 1 gjethe dafine
  • pak trumez
  • kripe
  • vaj ulliri

Kaverdisim ne zjarr te ulet ne vaj ulliri qepen, karroten dhe selinon. Shtojme mishin e qengjit te cilin e kemi prere ne copa te vogla dhe e shuajme te gjithen me vere te bardhe. Shtojme domatet, dafinen, pak trumez, kripe, nje gote uje dhe e ziejme salcen per rreth 1 ore duke shtuar uje kur eshte e nevojshme.
E perdorim ragune me mish qengji si salce per makaronat (ato qe i pershtaten me shume jane tipi pappardelle).

 

 

2. Supe me perime me leng qengji

Perberesit

  • kockat qe kane mbetur nga mishi i qengjit
  • 1 qepe e ndare ne kater pjese
  • 1 karrote e ndare ne dy pjese
  • 1 dege selino e ndare ne dy pjese
  • perime sipas deshires: brokoli, lulelaker, karrota, patate te prera ne copa te vogla
  • 2 luge miell
  • 3 luge gjalp
  • koper
  • majdanoz
  • kripe

Ziejme kockat e mishit te qengjit bashke me qepen, karroten dhe selinon ne uje te ftohte per rreth 1 ore. Pas kesaj i kullojme dhe ruajme vetem lengun.
Ne tenxhere shkrijme gjalpin dhe kaverdisim ne te miellin derisa te marre ngjyre te arte. Shtojme lengun e qengjit dhe i perziejme shpejt ne menyre qe te mos formohen kokerriza. Shtojme perimet qe deshirojme, kripe dhe i leme te ziejne per 20-30 minuta. I japim shije supes me koper dhe majdanoz dhe e sherbejme te ngrohte.

Foto nga:http://chefbolek.blogspot.al

 

Pershtypja juaj per kete recete

Adresa juaj email nuk bëhet publike.

 
 
 
 
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.