Supë me kungull dhe qiqra

Supe me qiqra dhe kungullNje pjate e thjeshte, e shendetshme dhe me shume shije e cila shijohet mrekullisht si ne vjeshte ashtu dhe ne dimer.

Perberesit

  • 500gr tul kungulli
  • 250gr qiqra te konservuara
  • pjesen e bardhe te 1 preshi
  • 1 dege selino
  • 1 karrote
  • 1l leng perimesh 
  • 1 dege trumez te fresket
  • 2 gjethe sherebele
  • 3 luge vaj ulliri
  • disa gjethe majdanoz
  • piper te zi te sapobluar
  • per shoqerim: buke e thekur

Kaverdisim preshin, karroten dhe selinone te prera holle me 3 luge vaj ulliri ne zjarr te ulet derisa te zbuten. Shtojme kungullin e prere ne kubik (madhesia sipas deshires), sherebelen, trumezen dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per disa minuta te tjera duke i perziere shpesh. Shtojme lengun e perimeve dhe e gatuajme supen ne zjarr te avashem per rreth 20 minuta. Shtojme se fundi edhe qiqrat e kulluara nga uji i konservimit dhe te shplara mire dhe vazhdojme gatimin edhe per 10 minuta te tjera.

Elemenojme gjethet e sherebeles dhe degen e trumezes dhe e shperndajme supen neper tasat ku do ta sherbejme. E sperkasim ne siperfaqe me pak piper te zi te sapobluar, e zbukurojme me gjethet e majdanozit dhe e konsumojme me buke te thekur.

Foto nga: http://www.tasteofmylife.com/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.