Supë me gështenja dhe qiqra

Deri pak kohe me pare, geshtenjat i konsumoja vetem ne dy menyra: te pjekura ose te ziera! Kur nje mikesha ime me tha qe me to mund te pregatisja nje supe teper kremoze dhe me plot vlera ushqyese, fillimisht isha skeptike… Por pas shijimit te pare, ndryshova komplet mendim. Dhe ne fakt, kombinimi i qiqrave dhe geshtenjave eshte teper i veçante. Receten e gjeni me poshte, me disa modifikime te vogla nga ana ime.

Perberesit

  • 300gr qiqra te thata ose 600gr qiqra te ziera te konservuara
  • 600gr geshtenja te thata ose 400gr geshtenja te ziera te konservuara ose te pjekura
  • 2 gjethe dafine
  • 2 thelpinj hudher, te grira holle
  • 1 dege rozmarine
  • piper i zi i sapobluar
  • kripe
  • 4 luge gjelle vaj ulliri

Nese perdorim qiqrat e thata: i vendosim ne uje per 24 ore, i shplajme mire dhe i ziejme per rreth 1 ore ne uje pa kripe.
Nese perdorim qiqra te konservuara: i kullojme nga uji i konservimit, i shplajme dhe i leme menjane.

Lajme geshtenjat dhe i ziejme per 40 minuta ne nje tenxhere me uje te ftohte ne te cilen kemi shtuar gjethet e dafines. I heqim lekuren dhe i presim ne copa te medha duke i lene menjane.

Ne nje tigan kaverdisim hudhren me vaj ulliri, shtojme geshtenjat dhe i leme per pak minuta qe te marrin shije. Shtojme qiqrat, pak uje, degen e rozmarines dhe i gatuajme te gjitha bashke per rreth 20 minuta duke i perziere shpesh. E sherbejme supen te ngrohte te sperkatur me pak vaj ulliri, piper te zi te sapobluar dhe e shoqerojme me buke te thekur.

*Keshille: Nje variant tjeter shume i shijshem eshte kalimi ne mikser i te gjithe supes duke e reduktuar ne krem, ose i gjysmes se saj.

Foto nga: https://abovousqueadblog.blogspot.al

 

Pershtypja juaj per kete recete

Adresa juaj email nuk bëhet publike.

 
 
 
 
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.