Tiramisù dietike (pa vezë dhe maskarpone)

Tiramisu dietikeJeni ne diete por nuk doni te hiqni dore nga embelsirat? Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte shume me e lehte (me rreth 200 kalori me pak) sesa Tiramisuja klasikeMenyra e pregatitjes eshte e njejte, pervec faktit qe perdoret krem djathi i tipit filadelfia ose rikota ne vend te kremit maskarpone dhe eleminohet perdorimi i vezeve.

Perberesit

  • 400gr krem djathi filadelfia ose gjize pa kripe (rikota)
  • 1 filxhan çaji kafe ekspres e pregatitur+ 2 luge sheqer (mund ta eleminoni nese deshironi)
  • 400gr biskota savoiardi (ose mund ti zevendesoni me biskota te tjera te tipit Pavesini)
  • 4 luge sheqer pluhur
  • 1 luge rum ose esence rumi
  • 2 luge grimca çokollate te zeze
  • kakao e hidhur pluhur
  • pak qumesht
  • pak kripe

Kafene e pregatitur me ekspres ose moka, e hollojme me pak uje ose qumesht ne menyre qe shija e saj te mos rezultoje shume e koncentruar, dhe e leme te ftohet ne nje pjate te thelle.

Ne nje tas te thelle, punojme me pirun kremin filadelfia, ose rikoten me sheqerin derisa kremi te rezultoje i njetrajtshem. Shtojme nje luge rum dhe nje luge grimca çokollate te zeze duke i perziere mire.

Ne taven ku do te pregatisim embelsiren (ose ne tasa te vegjel individual), hedhim 2-3 luge krem dhe e shperndajme njetrajtesisht.

Zhysim biskotat savoiardi ne kafe per maksimumi 5 sekonda dhe i rendisim njera pas tjetres. I hedhim siper gjysmen e kremit, vendosim nje tjeter shtrese biskotash dhe e perfundojme embelsiren me kremin e mbetur duke e rrafshuar siperfaqen me nje spatul kuzhine. E sperkasim ne siperfaqe me kakao te hidhur pluhur. E vendosim tiramisu-ne ne frigorifer per minimumi 4 ore perpara se ta servirim te prere ne copa.

Foto nga: http://www.swide.com/

 

One Comment

  1. shum e shishme per me qe mbajm diet perfekte

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.