Tortë me karrota (Carrot Cake)

torte me karrotaTorta me karrota-Carrot Cake (recete tipike angleze) eshte nje nga embelsirat klasike te cilen nuk mund te mos e provoni nqs shkoni ne Angli (praktikisht e gjeni ne cdo bar londinez). Ngjyra kafe i detyrohet pikerisht sheqerit te kanes i cili i jep tortes nje shije vertete te vecante. Per kete torte egizstojne receta nga me te ndryshmet, por ne po iu propozojme nje nga keto; mund ta shoqeroni me nje gote caj limoni te ftohte me pak sheqer.

Perberesit per nje torte mesatare

  • 300gr miell
  • 350gr sheqer kane (ose sheqer normal ne pamundesi te tij)
  • 450gr karrota te grira
  • 350ml vaj luledielli
  • 6 veze mesatare
  • 15gr sode buke
  • 1 bustine maje birre (16gr)
  • 2 luge te vogla kanelle
  • ½ luge arre moskate
  • pak kripe

Per shtresen e jashtme (krem marenge)

  • 2 te bardha vezesh te vogla
  • 180gr sheqer pluhur

Paraprakisht nxehim furren ne 180°C. Ne nje ene vendosim sheqerin e kanes dhe vajin e lulediellit duke i perziere mire per te pakten 10 minuta me ndihmen e nje rrahesi elektrik. Gjithmone duke i rrahur shtojme vezet derisa te perftojme nje mase te fryre dhe me ngjyre te hapur.

Ne nje ene tjeter perziejme miellin, soden, majane e birres, erezat pluhur dhe ia shtojme mases se perftuar me veze dhe sheqer; i perziejme mire me luge druri derisa te perftojme nje brume homogjen dhe pa kokerriza.

Qerojme dhe grijme holle karrotat, me pas ia shtojme brumit qe kemi perftuar duke i perziere serisht me luge druri. Lyejme me gjalpe dhe me miell nje tave per torta me diameter rreth 28cm. Ne te hedhim masen e perftuar dhe e fusim ne furren e parangrohur per rreth 1 ore.

 

12 Comments

  1. shum faleminderit per pergjigjen tuaj

  2. shum faleminderit per pergjigjen “une gatuaj”po cfare luge duhet te perdorim per arrat moskate duhet te hedhim 1/2 e luges se gjelles apo te luges se kafes pres pergjigjen tuaj faleminderit

  3. pershendetje shum e mire e kam provuar po si ti gjej arrst moskate ne angli do ta dija shum per nder nqse me kthen pergjigje se e kam shum qef po nuk eshte shum lire ta blesh dhe me ndihmet tuaj po e bej me mire ne shtepi flm shum per recetat

  4. Maja gjendet ne dy forma.Ne forme kubeti te vegjel,dhe ne forme pluhuri ne bustina,[ne italiano i thone lievito di birra].Megjithate per ta kuptuar perdoret te ardhur brumi kur ben buke ose embelsira.

  5. Pluhuri pjekes eshte nje pluhur i cili ngjan per nga pamja me soden e bukes, por sherben per ti fryre embelsirat ne momentin qe ato piqen, pa qene nevoja te vijne paraprakisht.

  6. Ju lutem mund te me thoni se c’fare eshte pluhur pjekes sepse nuk e di ?????????? Faleminderit

  7. Ju lutem mund te me thoni se c’fare eshte bustine maje birre ?????????

  8. lorenamiri says:

    Une e kam provuar kur isha ne Angli dhe mund te them qe ishte per te lene lepire gishtat…

  9. KJo recete eshte super . Mos e lini pa gatuar.Une e bera pa arre moskati se nuk kisha ,po sidoqofte ishte shume e mire

  10. me falni por arre moskate cfare eshte?mund te ma shpjegoni ju lutem?faleminderit

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.