Verë e ëmbël spanjolle (Sangria)

rsz_1ricetta-la-sangria_f9b31642c184fc1e9939c3587a41516aPregatisni nje kanë akull te ftohte me kete recete tipike spanjolle, do t’ju freskoj edhe ne ditet me te nxehta te veres! Mund te shtoni cfare frutash te doni, por molla dhe dardha jane ato qe e thithin me mire alkoolin e veres dhe rumit. Nderkohe qe per zbukurim mund te perdorim fruta te kuqe si luleshtrydhet dhe qershite!

Perberesit

  • 750ml vere te kuqe
  • 250ml rum
  • 250ml leng portokalli (1 gote)
  • 200gr sheqer
  • 1 limon
  • 1 limon jeshil (lime)
  • 1 portokall
  • 1 molle
  • 1 dardhe
  • gjethe mente per zbukurim

Perpara se te fillojme me pregatitjen e recetes, duhet te kemi parasysh qe vera, rumi, frutat dhe lengu i portokallit te jene te ftohta.

Presim ne feta te holla limonin, limonin jeshil dhe portokallin dhe i futim ne nje kanë te madhe qelqi. Shtojme rumin dhe sheqerin. I fusim ne frigorifer per te pakten 2 ore ne menyre qe te leshojne te gjithe aromen e tyre.

Ne momentin e servirjes shtojme veren, lengun e portokallit dhe copat e molles dhe dardhes duke i perziere shume mire me nje luge druri. E hedhim neper gota dhe e zbukurojme secilen gote me gjethe mente te fresketa.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email nuk bëhet publike.