UnëGatuaj - Një botë me receta

Receta me Tag ‘Receta me spinaq’

Sallatë me spinaq dhe luleshtrydhe

   

Sallatë me spinaq dhe luleshtrydhe Luleshtrydhet jane nje nga frutat qe i pershtaten mrekullisht te gjitha gatimeve, si ato te kripura ashtu dhe te embla. Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte elementare, dhe mund ta servirim si ne formen e sallates, ashtu dhe ne ate te antipastes.

Perberesit per 4 persona

  • 400gr luleshtrydhe
  • 100gr spinaq me gjethe te vogla
  • 50gr rukola ose sallate jeshile
  • 200gr djath i bardhe dhie ose dele
  • 4 luge vaj ulliri
  • lengun e 1/2 limoni
  • stika pishe/arra/bajame/lajthi
  • kripe

Lajme dhe thajme shume mire spinaqin dhe rukolen (ose sallaten) dhe i vendosim ne nje tas te madh. Pastrojme luleshtrydhet, i heqim gjethet dhe i ndajme ne dy ose kater pjese (varet nga madhesia e tyre). Presim ne kubik ose therrmojme me dore edhe djathin e bardhe.

I hedhim te gjithe perberesit tek tasi me spinaqin, shtojme pak kripe, lengun e limonit, vajin e ullirit dhe i perziejme me delikatese. Ne fund i zbukurojme me frutat e thata ne siperfaqe.

   

Kroketa perimesh me fara susami

   

Kroketa perimesh me fara susami Antipaste e rekomanduar jo vetem per festat e fundvitit, por edhe per ti bere femijet tuaj te hane perimet duke i prezantuar ne nje forme terheqese.

Perberesit per 4 persona

  • 1/2kg patate
  • 200gr spinaq te fresket (ose 100gr te ngrire)
  • 100gr djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kackavall)
  • 2 veze
  • 4-5 luge galete (buke te thate te therrmuar)
  • 2-3 luge fara susami te shtypura
  • vaj luledielli per skuqje
  • kripe
  • piper

Lajme mire patatet me gjithe lekure dhe i ziejme ne uje me kripe per 20-25 minuta derisa te zbuten plotesisht (beni proven e pirunit). I kullojme, i qerojme, dhe akoma te nxehta i kalojme ne shtypesen e patateve derisa ti reduktojme ne purè.

Ziejme spinaqin  per rreth 5 minuta ne uje pa kripe, e shtrydhim mire dhe e presim shume holle. Pas kesaj, eleminojme te gjithe ujin qe ka thithur duke e vendosur ne nje tigan ne zjarr mesatar per 1-2 minuta.

Ne nje ene te madhe, bashkojme purene e patateve me spinaqin, shtojme 1 veze, djathin parmixhano te grire, pak kripe e piper dhe i perziejme te gjitha bashke derisa masa te homogjenizohet. Nese e gjithe perberja rezulton shume e ujeshme, shtojme pak galete.

Me brumin e perftuar, formojme sfera te vogla sa nje arre, i kalojme ne vezen tjeter te rrahur dhe me pas ne galeten e bashkuar me farat e susamit te shtypura.

I skuqim kroketat ne vaj shume te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte dhe i vendosim ne nje pjate te shtruar me letra thithese ne menyre qe te thithin vajin e tepert.

I sherbejme te vendosura mbi gjethe sallate jeshile dhe i shoqerojme sipas deshires me peshk te ziere ose me veze.

   

Rolè me pulë, gjizë dhe proshutë spek

   

Rolè me pulë, gjizë dhe proshutë spek Kjo eshte nje menyre shume e shijshme dhe e vecante e gatimit te mishit te pules, e cila nga ana tjeter ka dhe nje pamje teper ndjellese. Mund ta shijoni te ngrohte apo ne temperature ambjenti, shoqeruar nga nje garniture patatesh ne furre apo te ziera.

Perberesit per 3 persona (3 rolè)

  • 3 gjokse pule (rreth 450gr)
  • 350gr gjize pa kripe (rikota)
  • 200gr spinaq
  • 20 feta proshute spek
  • 2 gjethe dafine
  • vaj ulliri
  • kripe

Si fillim, pervlojme spinaqin ne uje me pak kripe, e leme te ftohet dhe e shtrydhim nga uji i tepert.

Presim ne kubik gjokset e pules dhe i bashkojme me rikoten, spinaqin e prere holle, pak kripe duke i perziere mire derisa masa te homogjenizohet.

Ne tavolinen e punes vendosim 6-7 feta proshute spek te prera holle, duke i mbivendosur paksa njera siper tjetres. Ne kete menyre kemi formuar bazamentin e rolèse, mbi te cilin hedhim 1/3 e perberjes se mesiperme dhe e rrotullojme me kujdes. Ne te njejten menyre pregatisim edhe rolète e tjera.

I vendosim me kujdes rolète ne nje tave te lyer me pak vaj ulliri, shtojme gjethet e dafines te ndara ne copa dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per 35-40 minuta te mbuluar me leter alumini te cilen e heqim vetem 10 minutat e fundit qe te marre ngjyre ne siperfaqe.

E leme te ftohet ne temperature ambjenti, e presim ne feta dhe e sherbejme shoqeruar me patate furre.

   

Burani me spinaq (Spanakorizo)

   

Burani me spinaq (Spanakorizo) Burania me spinaq eshte nje pjate tradicionale e kuzhines vegjetariane greke e cila konsumohet vecanerisht ne stinen e veres. Mund te pregatitet me mish (psh mish pule) apo pa mish, qe eshte pikerisht receta qe po iu paraqesim me poshte:

Perberesit per 4 persona

  • 300gr oriz kokerrgjate
  • 500ml uje
  • 1kg spinaq i fresket
  • 2 qepe te njoma
  • 2 thelpinje hudher
  • majdanoz
  • koper
  • kripe
  • vaj ulliri

Si fillim, pastrojme dhe lajme shume mire spinaqin nen uje te rrjedhshem, e presim holle dhe e pervlojme ne uje te valuar me kripe per 5-10 minuta.

Ne nje tenxhere, kaverdisim ne vaj ulliri qepet e njoma te prera holle per rreth 5 minuta, shtojme thelpinjte e hudhres te grira, orizin dhe i perziejme mire te gjithe perberesit. Shtojme edhe uje derisa e gjithe masa te mbulohet, e rregullojme me kripe dhe e leme te zieje per 10 minuta. Pasi ka kaluar kjo kohe, shtojme edhe spinaqin e kulluar dhe vazhdojme zierjen edhe per 10 minuta te tjera derisa te avulloje uji i tepert dhe perberja te rezultoje me pak leng. E rregullojme ne fund me pak koper dhe majdanoz te grire holle dhe e servirim.

*Keshille: Sipas deshires, buranin me spinaq mund ta shoqerojme me pak djath feta te grire ne siperfaqe apo me limon.

   

Qofte me spinaq

   

Qofte me spinaq Spinaqi eshte nje nga perimet qe mund te gatuhet ne shume menyra, por sot do te shohim sesi pregatiten qoftet me spinaq. Mund ti servirim si garniture te shoqeruara me mish te kuq apo te bardhe, por gjithashtu edhe si pjate te pare sperkatur me salce domatesh apo salce me djath gorgonxola.

Perberesit per 4 persona

  • 1kg spinaq te fresket (apo te ngrire)
  • 100gr buke te thare
  • 50ml qumesht
  • 3 veze
  • miell
  • galete
  • arre moskate
  • kripe
  • piper
  • vaj per skuqje

Per te pregatitur qoftet me spinaq, si fillim, regjim buken e thare ne qumesht per te pakten 15 minuta.

Nderkohe lajme mire spinaqin dhe e pervlojme ne uje te valuar me kripe per 10 minuta, e shtrydhim per ti hequr ujin e tepert dhe e presim holle.

Ne nje ene te madhe vendosim buken e shtrydhur mire, spinaqin, 1 veze, pak arre moskate, kripe, piper dhe e perziejme mire derisa masa e qofteve te jete homogjene. Formojme ne kete menyre qofte me madhesi sa nje arre (apo sipas deshires suaj) te cilat i kalojme fillimisht ne miell, me pas ne veze te rrahur e se fundi ne galete dhe i skuqim uniforme per pak minuta ne vaj te nxehte (luledielli apo ulliri).

Per t'i shoqeruar, mund te perdorim salcen e fresket me domate dhe borzilok apo salcen me djath gorgonxola te cilat do ti japin nje shije vertete te vecante.

   
Kush eshte ne linje
  • 0 Anetare.
  • 8 vizitore
Creative Commons License
Kjo pune eshte licensuar nga Creative Commons License.

Privacy Policy
Jemi edhe ne Facebook
Kerko nje recete/perberes
A e dije qe…?

Per te hequr njollat e veres se kuqe mbi rroba apo ne peceten e bukes, hedhim pak vere te bardhe mbi njollen dhe me pas i lajme rrobat ne lavatrice.

Twitter
Pershtypjet e fundit
Sondazhi i dites

Cfare pregatisni me shume ne stinen e veres?

  • Sallata (56%, 167 Votes)
  • Embelsira te fresketa (21%, 63 Votes)
  • Pjata te ftohta (12%, 37 Votes)
  • Antipasta te ndryshme (11%, 33 Votes)

Total Voters: 300

Na ndiqni ne Facebookschliessen
oeffnen