Tortë Tenerina

Nje tjeter recete italiane, kesaj here nga qyteti Ferrara, e pregatitur vetem me çokollate te zeze, veze dhe gjalp. Karakteristike e saj eshte se gjate pjekjes formon nje shtrese krokante ne siperfaqe nderkohe qe brenda qendron e bute dhe e lagesht. Nje kenaqesi e vertete per te apasionuarit e çokollates!

Perberesit

  • 200gr çokollate e zeze e nje cilesie te mire
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 3 veze mesatare
  • 150gr sheqer
  • 60gr miell
  • 3 luge qumesht
  • nje maje luge kripe
  • sheqer pluhur ose kakao pa sheqer pluhur per sperkatje

Per te pregatitur kete torte fillimisht coptojme çokollaten e zeze dhe e vendosim te shkrije ne banjomari ose ne zjarr shume te ulet derisa te behet kremoze. Presim gjalpin ne kuba te vegjel dhe ia shtojme çokollates akoma ne zjarr, duke pasur kujdes qe copezat e gjalpit te kene shkrire plotesisht perpara se te hidhen te tjerat. Kur i gjithe gjalpi te kete shkrire, e heqim masen nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Nderkohe, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje perberje kremoze (kjo mund te arrihet me pirun ose me rrahes elektrik) dhe gjithmone duke e rrahur shtojme çokollaten me gjalpin e shkrire, qumeshtin e vaket, miellin dhe i perziejme te gjitha bashke. 

Ne nje ene te veçante, rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje krem kompakt; me pas, me anen e nje spatule ia shtojme kete perberje brumit me çokollate duke e perziere me kujdes nga poshte lart. Lyejme me gjalp dhe miell nje forme te rrumbullaket per torta me diameter 24 cm, hedhim ne te brumin e pregatitur dhe e vendosim ne furren e parangrohur ne temperaturen 180°C per 25-30 min.

Pasi te jete pjekur (bejme proven e pirunit), e leme te ftohet brenda ne furre. Ne momentin e servirjes, e presim torten ne copa dhe e zbukurojme siper me sheqer pluhur ose kakao pluhur.

*Keshille: Per kete recete mund te perdoren variante te ndryshme: ne vend te qumeshtit, shtojme nje veze tjeter mesatare. Nqs nuk i rezistoni dot çokollates, mund te zevendesoni 3 luge miell me 3 luge kakao te hidhur, por kujdes! Duhet patjeter te shtoni sasine e sheqerit (2 luge). 

Foto nga: https://www.pinterest.com

 

32 Komente

  1. FLM PER RECETAT PO SI MUND TI SHKARKOJME JU LUTEMI NA TREGONI

  2. Ju uroj edhe shume vite me ne se bashku, jeni shume te mire dhe ushqimet i keni te mrekullushme, tung tung.

  3. Torta eshte fantastike!!!!!!!!!!!!!
    Sot do ta pergatis serisht sepse do ftoj ca miqte e mi per kafe ne shtepi!
    Shpresoj shume te bej nje figure te mire!

  4. keto embelsirat e gatimet jane te gjitha shume te mira por une nuk munda te realizoj asgje pasi me keto njesi matese nuk kuptoj apsolutisht asgje edhe nuk kam mini peshore ne shtepi.

  5. kjo torte eshe vertet shume e shijshme me te verttet jeni te papare

  6. Pershendetje,vetem perpara sepse jeni te mrekullueshem me recetat tuaja,suksese akrepja

  7. oh une gatuaj jeni vertete fantastik. provovova brinjet me brume shu, me dolen fantastike dhe ato me duketse quhen ndryshe minjo sepse ju pata pyetur njehere dhe e gjeta pergjigjen .ju dua shume

  8. Lola Bardhi thote:

    Sa here qe lexoj recetat tuaja me vjen aroma e kendeshme e ketyre gatimeve qe une jam e apasionuar pas guzhines me shume ti gatuaj dhe tja u servir te tjereve se sa ti kosumoj per arsye shendeti ju admiroj dhe ju pershendes
    Beni kujdes mos e mbyllni kete faqe fantastike sepse ne zonjat e lexojme cdo dite dhe ngopemi e
    kenaqim familjen miqte dhe kushdo tjetet Fl.

  9. embelsira dhe te gjitha recetat shum te mira

  10. po si t'ia bejme tani qe na pelqejne disa receta dhe nuk mund ti shkruajme dot pasi jane disa dhe jo nje apo dy receta? vendos te pakten nje menyre qe te mund ta shkarkojme receten pa foto ne e mailet tona. ju faleminderit.

  11. ju lutem po ku ndodhet ky programi pdf? mund te ma thote dikush me e mail? ju faleminderit.

  12. ju lutem po ku ndodhet pdf ketu se nuk po e gjej per te shkarkuar kete recete ne kompjuterin tim? ju faleminderit.

  13. ju lutem po ku ndodhet programi pdf ketu? ju faleminderit.

  14. Si mund te shkarkohen ose fotokopiohen recetat se jan shume te mira dhe nuk mbahen mend te gjitha.Ju faleminderit per recetat e shkelqyera qe dergoni.

  15. Rajmonda thote:

    Me e mire eshte kur torta del e holle sepse ndihet shija e cokollates,vetem se mua me del me e fryre si pandispanje dhe sme pelqen shume.

  16. e kam provuar torten kjo torte eshte e shkelqyeshme vetem se torta me doli me e holl se qe duket ne foto po nuk ka lidhje sepse torta eshte e shkelqyeshme dhe shum e shijshme

  17. Francy thote:

    E provova dje kete receten dhe torta ishte vertete shume e shijshme. Vetem se me duket se me doli pak me e holle se ne foto po ka te ngjare edhe te gabohem! 🙂

  18. ca i hethe

  19. sorry, e gjeta si mund ti shkarkoj recetat 🙂

  20. sh. flm,pse nuk mund ti printojme recetat?? si mund ti marrim?

  21. shum e mire 🙂

  22. Pse nuk e keni më opsionin e printimit?Nuk mund te gatuash me kompjuterin hapur per te pare receten.

  23. E kam bere dhe doli shume e shijshme.dhe pamja si ne foto.Faleminderit.

  24. me ka dal kjo torte shum e mirrr ju pershendes shum qe na ofroni ksi receta

  25. Jo, kjo embelsire nuk permban adetiv per brumin.

  26. a ka kjo embelsri peciv ose adetiv per brum

  27. Rajmonda thote:

    Jo Lena eshte150gr sheqer jo dy luge.Ne se ti do te ndryshosh receten ta shpjegon me lart duhet te shtosh dhe dy luge sheqer.

  28. e mire duket,,po 2 luge vetem sheqer mos behet e hidhur kam frike.

Pershtypja juaj per kete recete

Adresa juaj email nuk bëhet publike.

 
 
 
 
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.